Për të dytin vit radhazi zbehen festimet për Vitin e Ri - Business Magazine Albania

Për të dytin vit radhazi zbehen festimet për Vitin e Ri

Në shumë vende planet për festimet e natës së Vitit të Ri ose janë zbehur, ose anulluar për shkak të shtimit të rasteve me Covid.

Zelanda e Re ishte ndër vendet e para që priti Vitin e Ri me një shfaqje dritash në kryeqytetin Aukland, por shumë më të vogël se në të kaluarën.

Australia nuk i anulloi planet për festimet para Operas së famshme të Sidneit, megjithë shtimin e lartë të infeksioneve, por grumbujt e njerëzve ishin shumë më të vogla se në periudhën para pandemisë, kur në qendër të Sidneit dilnin deri në 1 milionë vetë.

Në kryeqytetine Koresë së Jugut, Seul, ceremonia e Vitit të Ri u anullua për të dytin vit radhazi. Me përjashtim të dy viteve të fundit, ceremonia ku mblidhen dhjetra mijëra vetë, nuk ishte anuluar asnjëherë, që nga viti 1953, kur filloi të organizohej.

Në Indonezi shumica e banorëve do ta kalojnë vitin e ri në shtëpi, pasi qeveria ka ndaluar festimet. Në Xhakartë fishekzjarret dhe grumbullimet janë ndaluar, ndërsa restorantet punojnë me orar të kufizuar.

Në Vatikan, Papa anuloi daljen e tij tradicionale për natën e vitit të ri tek sheshi i Shën Pjetrit.

Në qytetet kryesore të Italisë janë anulluar koncertet jashtë të 31 dhjetorit, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të madh rastesh. Napoli anulloi shfaqjen e fishekzjarreve për të parandaluar banorët që të mblidhen në rrugët e qytetit.

/voa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0