Për një fundjavë sa më pak stresuese realizoni këto 6 gjëra - Business Magazine Albania

Për një fundjavë sa më pak stresuese realizoni këto 6 gjëra


Të premtet janë jo të frytshme, por me pak fokus, mund të filloni të përgatiteni për javën që vjen përpara pa shumë stres.

Kontrolloni prioritetet në listën tuaj të detyrave

Mënyra më e mirë për t’u siguruar që të gjitha detyrat të jenë në listë para fundjavës është të identifikoni prioritetet tuaja. Kur shkruani listën tuaj të detyrave, shënoni çdo gjë me A, B ose C sipas rëndësisë së tyre kështu që mund të shihni qartë se cili është prioriteti juaj kryesor dhe çfarë po ju sjell para.

Hartoni email-et e rëndësishme për t’i dërguar të Hënën

“Mendoni për fundjavën si një mini-pushim. Në vend që të shkruani dhe të dërgoni email-e pjesë-pjesë, shkruajini ato të gjitha të premten për javën e ardhshme.

Më pëlqen të përfundoj çdo detyrë rutinë kështu që e di që do të dërgohen automatikisht javën e ardhshme. Në këtë mënyrë, unë nuk duhet të mendoj për to gjatë fundjavës. Gjëja e fundit që dua të bëj në natën e së dielës është shqetësimi për email-in që më duhet të dërgoj të hënën.”

– Yuri Elkaim, themelues dhe CEO i Healthpreneur, ish atlet profesionist dhe autor bestselling i New York Times

Shkruani listën e detyrave të javës së ardhshme

Detyra numër 1 e çdo personi është që të ketë një plan veprimi solid për javën e ardhshme. Duke patur listën tuaj të detyrave nga ato më të rëndësishmet tek ato më pak të rëndësishmet, ju do ta filloni të hënën më të fokusuar dhe do të menaxhoni kohën tuaj shumë herë më mirë. Në këtë mënyrë do të realizoni më shumë gjëra dhe nuk do të keni shpërqëndrime.

Përgatisni kalendarin për javën e ardhshme

“Ajo që është në planet tuaja, realizohet. Kam një mbledhje të përsëritur në kalendarin tim çdo të premte nga ora 4 deri në 5:30. deri në fund të vitit. Kam planifikuar për javën e ardhshme dhe rishikoj katër fusha në jetën time: shëndetin, jetën personale, biznesin dhe markën personale. Kështu unë përcaktoj kur duhet të ushtrohem, me cilin anëtar apo mik të familjen do të bëj një bisedë të thellë, çfarë duhet të bëj për ta çuar përpara biznesin tim dhe për cilat fjalime kryesore duhet të përgatitem.

Nuk ju rekomandoj të filloni të hënën duke menduar, ‘Nga duhet t’ja filloj?’ Më pëlqen të kem paqe gjatë fundjavës, duke e ditur se kam planifikuar përgjegjësitë e mia kyçe në jetën time personale dhe profesionale. Duke vepruar kështu, unë mund të maksimizoj produktivitetin tim dhe të bëj më të mirën time.”

Michel Falcon, sipërmarrës dhe folës kryesor me ekspertizë në përvojën e klientit, kulturën e kompanisë dhe angazhimin e punonjësve; ka punuar me marka si McDonald’s Canada, Electronic Arts dhe Lush Cosmetics

Plotësoni të gjitha objektivat që vendosni

“Unë jam një besimtar i madh në fuqinë e vendosjes së objektivave. I vendos çdo të premte qëllimet e përditshme dhe javore për veten time, përveç qëllimeve të mëdha mujore dhe atyre vjetore. Kjo bën që angazhimet e mia të copëzohen në më të vogla në mënyrë që të jenë më të lehta për t’u arritur. Para se të mbarojë java, sigurohem që kam arritur gjithçka që kam vendosur të bëj për javën. Nëse jo, kaloj disa orë gjatë fundjavës për të realizuar gjithçka.

Vetë-disiplina që zbatohet për objektivat tona na lejon të ngremë pasurinë dhe të kemi mundësi të pakufizuara. Pa të, jeta jonë do të nxitet nga humori ynë dhe do të jetë po aq e paparashikueshme. Ne mund të lëvizim malet një ditë dhe të gjejmë veten në prag të heqjes dorë nga e ardhmja ditën tjetër. Nëse nuk përpiqeni vazhdimisht, dikush me më shumë disiplinë mund të rrëmbejë mundësitë nga ju. ”

Andres Pira, themelues dhe CEO i Blue Horizon Developments dhe autor i “Homeless to Billionaire: “Homeless to Billionaire: The 18 Principles of Ëealth Attraction and Creating Unlimited Opportunity”

Realizoni ‘top pesë gjërat’ e listës suaj

“Ne kemi vetëm një sasi të kufizuar kohore dhe energjie në një ditë, kështu që maksimizimi i produktivitetit dhe efektivitetit tonë është jetik. Si CEO i një kompanie në rritje, çdo ditë është e mbushur me konkurrencë nga ana e punonjësve për vëmendjen time. Çdo të hënë në mëngjes, unë filloj javën me ritualin tim të vetë-kujdesit. Pastaj i caktoj pesë objektivat e mia për javën, duke përfshirë objektivat që janë të rëndësishme, por jo urgjente.

Çdo ditë të javës, unë vendos ‘top 5’ tim që do të më sjellë më afër objektivave të mia javore. Pastaj, para se të filloj fundjavën, sigurohem që i kam plotësuar këto pesë objektiva. Ky sistem më lejon të qëndroj në rrjedhë dhe në mënyrë efektive të rritet kompania.”

Do Kleidon, themelues dhe CEO i Ojai Energetics, një kompani kanabisi që prodhon produkte për medikamente, teknologji mjekësore, bioteknologji dhe përdorim industrial

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0