Kur flitet për bërjen e biznesit, kompanitë në mbarë globin shpesh harrojnë se sa e rëndësishme
është të dëgjohet fjala e konsumatorit. Ato zbatojnë strategjitë e marketingut për produktet e
tyre pa vënë theksin e duhur te reagimi i tregut. Kjo ndodh teksa jetojmë në një botë që ecën
me ritme të shpejta dhe kompanitë përqendrohen te mbijetesa në tregjet e vështira.
Ndaj ekspertë të njohur në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut u bëjnë
thirrje kompanive që të kenë një dialog të hapur me klientët e tyre.
Marian Salzman, zëvendëspresidente e komunikimeve për kompaninë e duhanit Philip Morris
International (PMI) dhe ndër drejtuesit më të vlerësuar në fushën e marrëdhënieve me
publikun thotë se kompanitë duhet të jenë krijuese.
“Në Philip Morris International ne mund të lidhemi me klientët duke ndarë mesazhet e
korporatës përmes tregjeve të ndryshme. Ne nuk i vendosim produktet tona në radhë të parë.
Ekipet rrisin vetëdijen e publikut për uljen e dëmit nga pirja e duhanit dhe shpërndajnë kërkime
të reja shkencore. Dhe sigurisht, ne kërkojmë nga njerëzit që të përfshihen në ndryshimet që po
sjellim”, tha Salzman, që udhëheq nismën e PMI për një të ardhme pa tym dhe për dhënien
fund të cigareve tradicionale, gjatë The Economist Event të organizuar në internet në 27 Gusht
me mbështetjen e Misionit Winnow.

Siç shprehet Salzman, kompanitë duhet të jenë krijuese dhe më të zgjuara se si t’u përcjellin
klientëve mesazhet e tyre.
“Nuk mund të jetë një monolog, përkundrazi duhet të jetë një dialog ose bisedë e gjerë dhe ne
duhet të dëgjojmë atë që të tjerët thonë”, shton ajo.
Kjo është arsyeja pse Salzman si zëvendëspresidente e komunikimeve e PMI-së e fokuson
punën e saj te nevoja për të angazhuar njerëzit në debatet për eleminimin e cigareve
konvencionale me djegie dhe krijimin e një bote pa tym. Teknologjia moderne, shkenca dhe
inovacioni u sjellin duhanpirësve të rritur alternativa që janë një zgjedhje më e mirë për
shëndetin publik, si duhani me ngrohje dhe pa djegie.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto