Pelpina Trip, folëse në konferencën e AllWeb me 2 Nëntor - Business Magazine Albania

Pelpina Trip, folëse në konferencën e AllWeb me 2 Nëntor

Pelpina Trip

Pelpina është krijuese e videove, mësuese, folëse dhe autore ndërkombëtare bestseller. Misioni i saj është t’u japë kompanive instrumentin e duhur, njohuri dhe besim për të krijuar video për sipërmarrjen, video efektive dhe që angazhojnë audiencën.

Ajo e bën këtë përmes trajnimeve online, komunikimit, coaching, këshilla të personalizuara dhe me librat e shkruar. Por, më e rëndësishmja, ajo bën shumë video. Çdo ditë ajo është para ose pas kameras (zakonisht smartfonit të saj). Për më tepër, ajo vazhdimisht shkarkon dhe teston App-et e fundit për video, duke e mbajtur një sy hapur në trendet më të fundit të prodhimit të videos.

Pelpina ka studiuar ne universitetin North Texas dhe punon e jeton në Hollandë.

Ajo është coach dhe trajnere për komunikimin përmes video.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0