Patentat shqiptare, së shpejti do të njihen edhe në këto shtete të BE
Përditësuar së fundmi: 16/03/2018

Patentat shqiptare, së shpejti do të njihen edhe në këto shtete të BE

Share
nga Neada Muçaj
Mar 16, 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur negocimin e marrëveshjeve me Spanjën dhe Gjermaninë për njohjen e patentave shqiptare.

Burime pranë këtij dikasteri thanë se negociatat kanë pak muaj që kanë filluar, ndërkohë që nuk dihet sesa do të jetë kohëzgjatja e tyre.

Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.

Paralelisht Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka finalizuar marrëveshjen me Abu Dhabin, ndonëse ajo pritet t’i vijë më shumë në ndihmë qytetarëve të këtij të fundit, pasi edhe kërkesa për nënshkrimin e saj ka ardhur prej këtij shteti.

Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, ndërkohë që për të gjitha ato vende me të cilat nuk ka një të tillë është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, e cila mund të kryhet në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit.

Ndërkohë gjatë një konference, ministri Bushati tha se do të bëhet  njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit edhe me Greqinë:

“Puna e përbashkët po vazhdon. Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile ç’ka i kursen shqiptarëve 6.7 milionë euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona.”


Evente

Panairi i Sipërmarrjeve me Impakt Social

Janar 22, 2019
ora 10:00 – 15:00