Patentat shqiptare njihen në Gjermani - Business Magazine Albania

Patentat shqiptare njihen në Gjermani

Patentat shqiptare

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Gjermani, tani kanë mundësi të qarkullojnë me lejen e drejtimit marrë në Shqipëri.

Në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja e përbashkët për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit shqiptare të mjeteve. Marrëveshja e nënshkruar midis Sekretarit Parlamentar të Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, MdB, dhe Ministres për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, u mundëson të gjithë bashkëkombasit shqiptarë të konvertojnë lejen e drejtimit, për të njëjtën kategori që ata disponojnë në lejen e drejtimit përkatëse shqiptare, duke i përjashtuar nga ripërsëritja e testit të teorisë dhe praktikës në shtetin gjerman dhe duke i lehtësuar në uljen e shpenzimeve dhe në kursimin e kohës për pajisjen me leje drejtimi.


Kush përfiton nga kjo marrëveshje:
Titullarët e një lejeje drejtimi të vlefshme të kategorive A1 (përjashtuar makinat bujqësore dhe komplekset e automjeteve bujqësore), A2, A, B (përjashtuar makinat bujqësore dhe makinat teknologjike), BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, me formatin e ri në fuqi që prej datës 24.01.2017, mund ta konvertojnë lejen e vlefshme shqiptare të drejtimit në një leje drejtimi gjermane të kategorive A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, në çdo kohë pas mbërritjes së tyre në Republikën Federale të Gjermanisë pa qenë nevoja e dhënies së provimit teorik dhe praktik të lejes së drejtimit apo t’i nënshtrohen testit të shikimit, nëse e kanë apo do të kenë rezidencën e tyre zakonshme në Republikën Federale të Gjermanisë për të paktën 185 ditë në vit.

Titullarët e një leje drejtimi të vlefshme të kategorisë AM, të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, me formatin e ri në fuqi që prej datës 24.01.2017, mund ta konvertojnë lejen e vlefshme shqiptare të drejtimit, të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë në një leje drejtimi gjermane të kategorisë AM në çdo kohë pas mbërritjes së tyre në Republikën Federale të Gjermanisë, nëse e kanë apo do të kenë rezidencën e tyre të zakonshme në Republikën Federale të Gjermanisë për të paktën 185 ditë në vit, pa qenë nevoja e dhënies së provimit teorik.

Të gjithë titullarët e një leje drejtimi të vlefshme, të modeleve të kartonit të lëshuar përpara datës 24.01.2017 duhet ta rinovojnë kartonin e tyre me modelin aktual dhe të vijojnë aplikimin për konvertimin e leje drejtimit në Republikën Federale të Gjermanisë, me të njëjtat klauzola përfitimi si të dy kategorive të sipërpërmendura.
Nëse në momentin e lëshimit të lejes së drejtimit shqiptare mbajtësi ka pasur vendbanimin e tij të zakonshëm në Gjermani, kjo leje drejtimi nuk konvertohet.
Ato leje drejtimi të cilat janë rezultat i një konvertimi të mëparshëm nga një shtet i tretë, nuk njihen për konvertim.

Lexo: Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe Kosovës

Me dorëzimin e lejes së drejtimit të tij ose të saj të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe paraqitjen e dokumenteve të identifikimit të kërkuara nga autoritetet gjermane, ai ose ajo do të marrë një leje drejtimi gjermane vetëm pasi të ketë paguar tarifat dhe shpenzimet e përcaktuara ligjërisht.
DPSHTRR ka nisur menjëherë punën me Automotorizimin Gjerman (KBA) për zbatimin e marrëveshjes, sipas aplikimeve që vijnë nga gjithë Landet (rajonet) e Republikës Federale Gjermane!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0