Vlera neto e pasurisë së themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg kaloi 100 miliardë dollarë për herë të parë të enjten pasi Facebook Inc. lançoi opsionin Reels. Ditën e mërkurë Facebook lançoi në 50 vende të botës Instagram Reels, rivalin dhe kopjen e aplikacionit kinez TikTok. Menjëherë pas lajmit aksionet e Facebook u rritën me 6% ditën e enjte. Lançimi i Instagram Reels erdhi në një moment kritik ndërsa SHBA po përgatitet të ndalojë TikTok në SHBA.
Lexoni: Instagram prezanton kopjen e Tik Tok
36-vjeçari i bashkohet njerëzve më të pasur të teknologjisë Jeff Bezos dhe Bill Gates si njerëzit e vetëm në botë që aktualisht kanë statusin e centibiliarderit, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires. Pasuria e Zuckerberg rrjedh kryesisht nga 13% e aksioneve të tij në Facebook.

Njerëzit më të pasur në fushën e teknologjisë janë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit ndërsa kompanitë dhe pushteti i tyre mbi jetët e përdoruesve ka marrë përmasa të frikshme.
Facebook, Amazon, Apple dhe Google kanë qenë përfituesit më të mëdhenj nga izolimi si pasojë e COVID-19. Vetëm gjatë vitit 2020 pasuri e Zuckerberg është shtuar me 22 miliardë dollarë ndërsa pasuria e Bezos me 75 miliardë dollarë.
Titanët e teknologjisë, përfshirë Zuckerberg, janë vënë nën presion nga ligjvënësit amerikanë dhe evropianë për influencën e tyre dhe shihen si të dalë jashtë kontrolli.
Pesë kompanitë teknologjike Amerikane Apple, Amazon, Alphabet, Facebook dhe Microsoft kanë një vlerës tregu të barabartë me 30% të GDP-së së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto