Pas një viti mungesë rikthehet Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve - Business Magazine Albania

Pas një viti mungesë rikthehet Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve

Panairi i Librit

Në një periudhë të pazakontë dhe pas një viti mungese në formë fizike, rikthehet Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve.

Përgjatë pesë ditëve, nga 17 deri më 21 Nëntor 2021, shtëpi botuese, autorë, përkthyes, do të presin aktorin dhe faktorin e librit: lexuesin. Ky është edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Tiranë. Këtë vi ai cilësohet si një panair i veçantë që vjen pas një periudhe shumë të vështirë si për lexuesit ashtu edhe për librarët dhe botuesit.

Vitin e kaluar panairi u zhvillua në formë online. Ndërsa organizatorët, theksuan se këtë vit, ai vjen pikërisht për t’u sjellë gëzim qyteteve të Tiranës, por edhe të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. “Me lexim, libra e kulturë Shqipëria do të shkojë përpara”, sipas tyre.

Dhjetëra shtëpi botuese sjellin autorë klasikë dhe të kohëve të fundit, letërsi dhe libra zhvillimi.  Edhe revista Businessmag është bërë pjesë e Panairit. Në stendën e Bukinist ju do të gjeni numrin e fundit të Businessmag në print, ndërsa mund të prenotoni online versionin digjital të saj.

Edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Tiranë, “Tirana 2021” do të mbahet nga 17 deri më 21 Nëntor  në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Lexo: Bill Gates bën thirrje për përpjekje më të mëdha globale për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

Gjatë këtij panairi, sipas organizatorëve do të ekspozohen botime më të mira të autorëve shqiptarë dhe të huaj, sidomos botimet e  viteve të fundit.

Krahas mundësisë për takime dhe bisedime mes miqsh, Panairi është një mundësi e mirë për të blerë libra me ccmime më të ulëta. Organizatorët premtojnë ulje çmimesh për librat e ekspozuar dhe në fund edhe ndarjen e çmimeve të panairit në disa kategori.

Pjesë e edicionit të sivjetëm do të jenë dhe botuesit kosovarë, të cilët, sipas Shoqatës së Botuesve të Kosovës do të prezantojnë botimet e tyre më të reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0