Pas krizës së Brexit, ka një krizë liderësh - Business Magazine Albania

Pas krizës së Brexit, ka një krizë liderësh


Në Londër po zhvillohet një dramë e përmasave historike.  Vendimi për të dalë nga Bashkimi Europian me referendumin e 23 qershorit 2016, ka aktivizuar një rrjet ngjarjesh që askush nuk është në gjendje t’i kontrollojë. Në këto zhvillime kanë pasur rol të rëndësishëm lojtarë të fortë si Nigel Farage, duke përfshirë gati 52% të zgjedhësve që Brexit do ta çonte vendin drejt një të ardhme të ndritshme. Gjithsesi, pas kësaj drame, qëndron dështimi i një grupi të tërë drejtuesish. Drejtues që kanë bërë gabime të ndryshme dhe në veçanti dy.

E para është nënvlerësimi i ndërvarësisë ekonomike Mbretëri e Bashkuar-Europë. Në vitin 2017, kur u aktivizua artikulli 50 për largimin nga BE, 44% e të gjitha eksporteve britanike shkonin drejt BE-së dhe 53% e importeve britanike vinin nga vendet e BE-së.

Në këtë periudhë as 3% e eksorteve nuk mori rrugën për Australi dhe Kanada (dy vendet kryesore të Commonwealth). Drejt vendit me “marrëdhënie speciale”-SHBA, shkoi vetëm 11% e eksporteve.
Tregu i përbashkët ka krijuar një hapësirë shumë të integruar që ka mbështetur rritjen britanike.

Nga 1973 (vit i Integrimit të Mbretërisë së Bashkuar) deri në 2015 (një vit para referendumit), PBB e këtij vendi për frymë u rrit më shpejt (102%) krahasuar me Gjermaninë (99%), SHBA (97%) dhe Francë (74%). Megjithatë në Britani, u lejua për vite të tëra të zhvillohej një fushatë denigruese ndaj BE-së.

Sot pa një marrëveshje me BE, Britania duhet të presë shumë vite për të arritur në gjendjen ekonomike të 2015-ës. Një rezultat që drejtuesit në BE duhet ta zbusin.
Ka qenë mungesa e integrimit politik (edhe për shkak të rezistencës së fortë britanike) që e ka ngarkuar tregun e përbashkët në misionin integrues. Katër liritë ligjore të tregut të përbashkët (liria e qarkullimit të të mirave, shërbimeve, kapitalit dhe personave) nuk interpretohen me të njëjtën rreptësi të parimeve kushtetuese.

Gabimi i dytë qëndron në mbivlerësimin e aftësisë vendimmarrëse të popullit. Brexit është rezultat i një mendimi të papërpunuar nga drejtuesit politikë si (David Cameron) për ta zgjidhur problemin me një referendum popullor. Problemet e vështira nuk mund të kenë përgjigje të thjeshta, shkruan Il Sole 24 ore, duke u bazuar në zgjedhje “po ose jo” (siç mund të ishte referendumi). Sfida cilësohet të shkojë përtej dëshirës së mirë të qytetarëve britanikë.

Ndaj cilësohet i papërshtatshëm edhe kalimi në një referendum të dytë. Referendumi është instrument thelbësor i pjesmarrjes popullore, por detyra është ajo e integrimit dhe jo zëvendësimit të përfaqësisë politike. U përket përfaqësuesve politikë të marrin vendime, duke marrë përsipër përgjegjësitë para zgjedhësve.

Më pak fjalë, në Lodër po zhvillohet një dramë që flet për dështimin e një klase drejtuese. Dramë që flet edhe për shumë vende të tjera. Populli nuk mund të marrë vendin e përfaqësuesve. Kjo nënkupton që edhe drejtuesit europianë duhet të rimendojnë projektin e integrimit, duke ndarë përspektivën ekonomike nga ajo politike. E para duhet të përfshijë të gjitha vendet europiane, e dyta duhet t’u lejojë vetëm një grupi të tyre të shkojnë drejt ngë bashkimi gjithnjë e më të ngushtë.

Ilsole24ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0