Pas kërkimit e nxjerrjes, Shell hyn edhe në tregtimin me pakicë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Pas kërkimit e nxjerrjes, Shell hyn edhe në tregtimin me pakicë në Shqipëri


Pritet që në tregun e karburanteve së shpejti në Shqipëri të futet një gjigant tjetër siç është kompania amerikane Shell e tregtimit të karburanteve, pas mbylljes së Gulf. Ekipi, bëhet e ditur, se po punon këto ditë në Shqipëri për të përmbyllur detajet përfundimtare. Në tregtinë me pakicë, Shell do të vijë përmes kompanisë greke Coral S.A. zotëruese e patentës për markën Shell në Greqi dhe Serbi.

Kompania Shell është e pranishme në vendin tonë në fushën e kërkimit. Nga fillimi i këtij viti ajo arriti një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kërkim nafte në Shpirag. Procesi i kërkimit ndahet në tri faza, që zgjasin gjithsej 25 vjet. Vlera e investimit është parashikuar 42 milionë dollarë.

Lexo: SHELL, një kontratë e re 42 milionë euro për kërkim nafte në Shqipëri

Vetëm disa muaj më vonë Shell zbuloi rezerva nafte dhe gazi në zonën e Beratit. Pas kësaj, kompania nënshkroi marrëveshje me qeverinë shqiptarë për të bërë kërkime për naftë në zona të tjera në pjesën juglindore të vendit.

Prania e një kompanie me emër ndërkombëtar pritet të pëmirësojë konkurrencën në tregtinë me pakicë të naftës, ndonëse marka të tjera, edhe pse ndërkombëtare, rezultuan një zhgënjim për konsumatorët shqiptarë.

Gulf, iku duke u lënë mijëra lekë kupona në duar klientëve individë e kompani. Ata  nuk morën përgjigje as dëmshpërblim.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0