Parimi i Paretos! Ja si të jeni më produktiv - Business Magazine Albania

Parimi i Paretos! Ja si të jeni më produktiv

Parimi i Paretos

Produktiviteti është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tonë personale, por edhe për kontributin që japim si pjesë e një organizate. Pra nëse jemi produktiv, ndihemi të dobishëm dhe të vlerësuar.

Produktiviteti, për fat të keq (apo të mirë, në varësi të këndvështrimit), nuk është gjithmonë i lidhur me vullnetin tonë për të punuar. Kjo shpjegon dhe faktin se përse shpesh sasia e punës që bëjmë nuk na jep gjithmonë frytet që duam. Na ndodh që e gjejmë veten të mbingarkuar dhe rezultati që marrim nuk është mjaftueshëm i kënaqshëm në raport me dëshiren dhe mundin që kemi investuar në atë punë.

Është një shprehje që thotë “mos puno fort, puno me zgjuarsi”. Nuk mund të themi që njerëzve punëtorë u mungon zgjuarsia, por ndoshta kanë nevojë për një strategji më të mirë veprimi. Asnjëherë nuk ka kohë mjaftueshëm për të bërë çdo detyrë në perfeksion, prandaj duhet të merremi me gjërat që kanë më shumë rëndësi.

Këtë e konfirmon edhe parimi i Paretos, sipas të cilit 80% e pasojave janë si rezultat i 20% të shkaqeve. Ky parim ka shtrirje të gjerë në ekonomi, shoqëri, madje edhe në natyrë dhe quhet ndryshe edhe rregulli i “të përzgjedhurve të pakët” ose rregulli 80:20.

Lexo edhe: 5 strategji për të qëndruar produktivë edhe në kohërat më të vështira

Ekonomisti italian Vilfredo Pareto e vuri re këtë gjë në fillim të shekullit të 20-të. Ai pa se 80% e pasurisë së Italisë ishte në pronësi të 20% të popullsisë. Ai gjithashtu konstatoi se 80% të bizeleve në kopshtin e tij prodhonin 20% të bimëve të bizeles. Shembujt që ilustrojnë këtë raport janë të shumtë.

Nëse ky rregull aplikohet në menaxhimin e kohës, mund të fitojmë betejën me të, duke kryer në fillim ate 20%-ësh të punëve që kanë rëndësinë më të madhe për një rezultat më të mirë. 20% e punëve do të garantojë 80% të rezultateve. E parë nga këndvështrimi tjetër, 20% e problemeve do të shkaktojë 80% të pasojave negative.

Pra, kur nis një ditë të re pune, pyetja që mund t’i shtrojmë vetes është: Me çfarë do të merrem sot dhe a janë këto detyra në grupin e “20 përqindshit” më të rëndësishëm? Asnjë detyrë tjetër nuk duhet të marrë kohën e asaj dite.

Kjo vlen edhe në përmirësimin e aftësive personale. 20% e boshllëqeve në aftësi, na sjellin 80% të stresit në punë. Nëse përkushtohemi pak më tepër në mbushjen e këtyre boshllëqeve, mund të jemi më efektiv dhe më të suksesshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0