5 strategji për të qëndruar produktivë edhe në kohërat më të vështira

5 strategji për të qëndruar produktivë edhe në kohërat më të vështira


 


Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mendjes suaj, për të qëndruar sa më produktivë edhe gjatë kohërave më të vështira dhe më stresuese.

A ju ka kaluar ndonjëherë nëpër mendje se përse njerëzit e suksesshëm duket sikur kanë më shumë kohë në dispozicion sesa keni ju? Nëse po, atëherë duhet të dini se ata dinë vetëm sesi ta shfytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme kohën që kanë në dispozicion. Dhe një gjë të tillë mund ta arrini edhe ju padyshim.

Të kesh një nivel të lartë produktiviteti është e lehtë. Sekreti qëndron në faktin se sa të aftë jeni ju për të programuar mendjen tuaj që të bëjë ato gjëra që ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim. Më poshtë do të lexoni pesë strategji që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim:

 

  1. Niseni mëngjesin duke bërë ushtrime fizike:

Pa dyshim që ushtrimet fizike shoqërohen me një sërë avantazhesh fizike, por ato ndikojnë gjithashtu edhe në rritjen e nivelit tuaj të produktivitetit. Nëse ju do ta nisni mëngjesin tuaj duke bërë ushtrime fizike, do të shikoni që do të merrni shumë energji, të cilat do t’ju ndihmojnë për të përballuar sa më mirë edhe momentet më të vështira gjatë ditës. Ushtrimet fizike ju ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur mendjen sa më të freskët dhe aktive, gjë kjo që ndikon në rezultate sa më efikase gjatë gjithë ditës.

 

  1. Duhet të keni gjithmonë një axhendë të detajuar:

Shkruani një listë me të gjitha gjërat që duhet të bëni ditën tjëtër përpara se të shtriheni për të fjetur. Planifikimi është baza për të qenë sa më produktivë. Duke pasur një plan të detajuar me të gjitha gjërat që duhet të bëni gjatë ditës, ju e keni fare të lehtë për të proçeduar me kryerjen e tyre sipas proriteteve që keni vendosur dhe në fund, pasi t’i keni përfunduar t’i hiqni nga axhenda juaj. Një nga arsyet kryesore të suksesit të disa prej njerëzve më të suksesshëm është fakti se atyre asnjëherë nuk i ka munguar një plan i detajuar mbi tavolinën e tyre të punës.

 

  1. Bëni herë pas here pushime:

Nëse doni të keni një nivel të lartë produktiviteti, atëherë ju nuk duhet të neglizhoni absolutisht pushimet e shkurtra gjatë orarit të punës. Niveli juaj i produktivietit varet prej tyre. Duke punuar pa ndalim, ju mund të arrini të përfundoni disa gjëra më shumë, por në fund të ditës do të përjetoni një lodhje shumë të madhe mendore dhe rrjedhimisht nuk do të jeni në gjendje që të jepni maksimumin edhe ditën tjetër.

Pse ndodh një gjë e tillë? Të punuarit në vazhdimësi, pa asnjë pushim do të rrisë nivelin tuaj të stresit dhe do t’ju bëjë që të humbisni entuziazmin dhe dëshirën për të punuar.

 

  1. Vendosni afate:

Sipas Ligjit të Parkinsonit: “Një detyrë e caktuar realizohet atëherë kur përfundon koha që ju keni në dispozicion për ta përfunduar atë”. Kjo do të thotë se nëse një detyrë mund t’ju ketë marrë juve katër orë kohë për t’u realizuar, ajo mund të ishte realizuar edhe brenda një afati prej dy orësh, gjithmonë nëse ju do t’i kishit vendosur vetes këtë afat realizimi.

Rrjedhimisht, vendosja e afateve ju bën që ju të jeni më produktivë sepse nuk do ta shpërdoroni kohën që mund të keni në dispozicion për realizimin e një projekti të caktuar.

 

  1. Festojini arrtijet tuaja:

Kur ju i festoni arritjet tuaja, është njësoj sikur t’i pohonit mendjes suaj se ju ia dolët. Kjo ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe aftësive tuaja për të qenë sa më produktivë. Për më tepër, përveçëse ju bën më produktivë një gjë e tillë ju bën të ndiheni më mirë.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0