Pandemia nxit mjekësinë në distancë, rriten konsultat online

Pandemia nxit mjekësinë në distancë, rriten konsultat online

konsultat online

Mjekët e familjes në të gjithë vendin në 7-mujorin e parë të vitit kryen 3,2 milionë konsulta në të gjithë vendin dhe për të gjitha patologjitë, por gati 11 për qind e këtyre konsultave janë kryer në distancë nëpërmjet sistemeve online për shkak të pandemisë.

Kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë sidomos për të sëmurit kronikë kanë nxitur shërbimet mjekësore në distancë, një praktikë jo e njohur më parë në Shqipëri nga pacientët. Sipas shifrave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor gjatë 7 mujorit të parë mjekët e familjes në të gjithë vendin kryen rreth 352 mijë konsulta në distancë kryesisht online.

Shmangia e vizitave frontale edhe në rastet jo të domosdoshme do të ulë kostot për pacientët dhe shërbimet shëndetësore.

Mjekësia është një nga profesionet që po reformohet shpejt nga zhvillimet teknologjike sidomos në drejtim të marrjes së shërbimeve online. Konsultat në distancë u zhvilluan jo vetëm nga mjekët e shërbimit parësor, por edhe nga qendrat spitalore nëpërmjet rrjeteve sociale të komunikimit, të tilla si thirrje telefonike, whats aop dhe viber.

Mjekësia në distancë këto kohë ka shërbyer më së shumti për të trajtuar të sëmurët kronikë me mjekimin e tyre rutinë, por në shumë raste ka përcaktuar edhe diagnozën.

Trajtimet në distancë janë rritur nga ndjekjet e të sëmurëve me COVID-19 në banesa, sipas burimeve nga Fondi.

Protokollet mjekësore e ngarkojnë mjekun e familjes me përgjegjësinë e trajtimit për të sëmurët me Covid-19 me simptoma të lehta, por që gjithsesi kërkojnë trajtim. Në të shumtën e raste këto trajtime ndiqen në distancë.

Trajtimet në distancë kanë ulur aktivitetin e spitaleve jo-Covid gjatë kësaj periudhe.

Në muajin dhjetor 2010 International Virtual E-Hospital Foundation (IVeH) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Mbështetjen e USAID Albania përfunduar fazën e parë të programit të integruar të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik (PITSHE) në Shqipëri.

Kjo fazë konsistoi në vendosjen në operim të plotë të Qendrës së Përkohshme Kombëtare të Telemjekësisë në Tiranë dhe pesë qendrave të përkohshme rajonale të telemjekësisë pranë spitaleve rajonale Kukës, Shkodër, Durrës, Korçe dhe Vlorë.

Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë funksionon në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ajo drejtohet nga koordinatori i programit të telemjekësisë së Shqipërisë dhe ka në përbërje një staf të kualifikuar mjekësh, specialistë të teknologjisë së informimit dhe komunikimit si dhe staf mbështetës. /Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0