Panairi Work and Study ofron 2000 vende pune - Business Magazine Albania

Panairi Work and Study ofron 2000 vende pune

Work and Study, panairi i punës së këtij viti në Pallatin e Kongreseve ka bashkuar mbi 50 punëdhënës. Sipas prezantimeve të tyre, ato ofrojnë mbi 2 mijë pozicione të lira pune, të llojeve dhe niveleve të ndryshme. Ky është edicioni i 15-të i panairit “Work and Study” në Tiranë

Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, dha mesazhin se të rinjtë nuk duhet të synojnë emigracionin, por të shfrytëzojnë mundësitë që ofron sipërmarrja shqiptare.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në fund të vitit të kaluar, shkalla zyrtare e papunësisë në vend ishte më pak se 11%. Numri i të papunëve është ulur 1,2 %, krahasuar me një vit më parë,  ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës u rrit 0,4%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0