Syn+Ergasia është një panair pune dhe aftësish që zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve në datat 23 dhe 24 Shkurt, ku u ofruan më shumë se 800 vende pune nga 30 kompani pjesmarrëse.
Ky panair vjen si një nismë, ku bëhen bashkë Bashkia e Tiranës me Ambasadën Greke në Tiranë dhe Shoqata e biznesit grek në Shqipëri.
“Kjo fqinjësi e mirë na ka sjellë bashkë për të parë se si mund të bëjmë diçka konkrete. Më vjen shumë mirë kur shoh numrin e ri për 800 vende pune, të cilat nuk janë vetëm 800 bordero, por janë edhe 800 marrëdhënie njerëzish. ” – u shpreh Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Fokusi i panairit është krijimi i një sinergjie në tregun shqiptar të punës, sidomos në komunikimin midis punëkërkuesit dhe punëdhënësit.
“Është një panair për zhvillimin e aftësive jo vetëm për të ofruar vende pune, sot ofrojmë 800 vende pune.” thotë Erifili Berberi, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Biznesit grek në Shqipëri.
Në dy ditët e dedikuara të panairit do të ketë dhe workshope e seminare mbi punësimin dhe motivim përmes historive të suksesshme. Në këto seminare mund të ndiqnim prezantime nga Z. Dritan Mezini, themelues i Duapune.com – partner në këtë panair dhe Genti Selenica, themelues i Baboon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto