Panairi nderkombetar “AGROKOS 2014” se shpejti ne Prishtine - Business Magazine Albania

Panairi nderkombetar “AGROKOS 2014” se shpejti ne Prishtine


Edicioni i 14-te me radhe i panairit nderkombetar “AGROKOS”, i specializuar ne promovimin e sektoreve te agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve po afrohet. 

“AGROKOS”, i cili do te mbahet ne Pallatin e Rinise ne Prishtine nga data 08 deri me 11 tetor, do te vazhdoi te rikonfirmoje veten si nje event modern promovues, i cili po u sherben bizneseve prodhuese, distributoreve, profesionisteve nga Kosova dhe nga jashte per te rritur nivelin e bashkepunimit me partneret biznesor, me institucionet, si dhe me vete konsumatoret.

Kompani nga vendi dhe ato nderkombetare, institucione dhe asociacione te biznesit, profesioniste dhe vizitore publike do te jene pjese integrale e panairit “AGROKOS 2014”. Perveç aktivitetit promovues, panairi ka edhe karakter shites, me produkete dhe çmime promocionale. Poashtu, gjate panairit do te mbahen edhe nje varg aktivitetesh tjera, si: takime B2B, konferenca per shtyp, degustime te produkteve, etj.

Perveç bizneseve nga Kosova, ne “AGROKOS 2014” do te marrin pjese numer i konsiderueshem i kompanive si dhe delegacioneve te afaristeve nga vendet e huaja.

Tashme, per shume vite me radhe, panairi “AGROKOS” vazhdon t’u sherbej kompanive te shumta prodhuese dhe sherbyese qe pjesemarrjen ne kete ngjarje ta shfrytezojne per realizimin e nje varg objektivash strategjike, si: analizimin e tregut, aspektin e zhvillimit te metejme produkteve te tyre, permiresimin dhe sofistikimin e metejme te ambalazhimit te produkteve, studimin e komponentes se çmimit te produktit apo sherbimit, permiresimin e aspektit te distribuimit, permiresimin e nivelit te komunikimit me klientelen dhe me grupet e interesit, etj.

Hyrja ne panair do te jete falas per te gjitha kategorite e vizitoreve.

Me shume informacion: www.ceokos.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0