Është lancuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar panairi online i librit. Mbi 8000 tituj librash janë në dispozion nga të gjitha shtëpitë botuese për lexuesit.
Administratori i Nettrade Valer Pinderi dhe menaxheri i Bukunist Albert Gjoka ndanë me pjesëmarrësit surprizat e këtij eventi.
Librat ofrohen me ccmime të ulëta deri në 50%. Në formë online, promovimi i librave do të zhvillohet gjithashtu përmes eventeve të shumta të parashikuara.
Bukinist dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi që librit t’ia bëjmë festën që i takon edhe këtë vit, duke shfrytëzuar profesionalisht të gjitha hapësirave virtuale dhe për të shkuar tek lexuesi, kudo ku ndodhet; brenda dhe jashtë vendit.
Ceremonia e përvitshme do të vazhdojë deri më 30 nëntor.
Albert Gjoka tregon se, “do të kemi një faqe të dizenjuar vetëm për këtë panair, ku lexuesit do t’i kenë të gjitha ofertat e përvitshme, si dhe eventet, autorët në fokus dhe shumë e shumë aktivitete të tjera”.
Katër ditët e para do të jenë me një agjendë të ngjeshur me aktivitetet që do të zhvillojë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit në veçanti, qoftë në mjediset fizike në kryeqytet, qoftë edhe përmes platformave profesionale të transmetimit online. As këtë vit nuk do të mungojë ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore nga Shoqata e Botuesve.
Bukinist po koordinon me të gjithë botuesit, autorët, përkthyesit dhe partnerët e tjerë zhvillimin e mbi 50 aktivitete që do të jenë online, me mundësi aksesi për këdo lexues, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Çdo shtëpi botuese do të ketë stendën virtuale tek Panairi Online i Bukinist; e prezantuar me të gjithë titujt e rinj, ofertat, eventet dhe autorët në fokus. Pjesa më e veçantë e çdo panairi sigurisht janë ofertat e mezipritura: Bashkë me botuesit do të ketë ulje nga 15% deri në 50% për rreth 8000 mijë tituj: – libra të rinj, botimet bestseller, e të tjera.
Çdo ditë do të ketë informacione rreth librave më të shitur. Promovimet dhe eventet do të përcillen përmes një platforme profesionale që do të transmetohet për ndjekësit në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, si dhe në mediat të vetë botuesve dhe shoqatës së tyre.
Kjo festë online e librit vjen pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bukinist dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.