Panairi i Librit Online 2020–20 ditë festë me lexuesit - Business Magazine Albania

Panairi i Librit Online 2020–20 ditë festë me lexuesit

Panairi i Librit Online 2020

Më 12-30 nëntor 2020, platforma më e madhe online e librit Bukinist me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit organizojnë panairin më të madh virtual: Oferta deri -50%, Bukinist BookClub, intervista dhe aktivitete në platforma profesionale online, konkurset, gift cards dhe libra dhuratë, etj.

Albert Gjoka, menaxher i Bukinist

Nëntori është festa e librit dhe tashmë lexuesi po numëron ditët. Anullimi nga autoritetet shëndetësore i Panairit të Librit “Tirana 2020” i parashikuar për tu zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kongreseve nuk ishte një lajm i mirë për askënd, por tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për të pasur një panair online që mund të sfidojë shumë pamundësi.

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka krijuar një traditë 4-vjeçare në këtë drejtim; gjithsesi, eventi i këtij viti do të jetë krejt ndryshe në përmasa dhe kohëzgjatje nga herët e tjera, – dhe kjo, falë përkushtimit dhe investimeve të dedikuara nga kompania lider në tregun e shitjeve online në Shqipëri, Nettrade Albania dhe një stafi prej 40 personash.

Bukinist dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi që librit t’ia bëjmë festën që i takon edhe këtë vit, duke shfrytëzuar profesionalisht të gjitha hapësirave virtuale dhe për të shkuar tek lexuesi, kudo ku ndodhet; brenda dhe jashtë vendit.

Sipari i këtij panairi do të hapet më 12 nëntor, me ceremoninë e përvitshme, dhe do të vazhdojë për gati tre javë, deri më 30 nëntor. Do të kemi një faqe të dizenjuar vetëm për këtë panair, ku lexuesit do ti kenë të gjithë ofertat e përvitshme, si dhe eventet, autorët në fokus dhe shumë e shumë aktivitete të tjera.

Katër ditët e para do të jenë me një agjendë të ngjeshur me aktivitetet që do të zhvillojë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit në veçanti, qoftë në mjediset fizike në kryeqytet, qoftë edhe përmes platformave profesionale të transmetimit online. As këtë vit nuk do të mungojë ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore nga Shoqata e Botuesve.

Bukinist po koordinon me të gjithë botuesit, autorët, përkthyesit dhe partnerët e tjerë zhvillimin e mbi 50 aktivitete që do të jenë online, me mundësi aksesi për këdo lexues, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çdo shtëpi botuese do të ketë stendën virtuale tek Panairi Online i Bukinist; e prezantuar me të gjithë titujt e rinj, ofertat, eventet dhe autorët në fokus. Pjesa më e veçantë e çdo panairi sigurisht janë ofertat e mezipritura: Bashkë me botuesit do të ketë ulje nga 15% deri në 50% për rreth 8000 mijë tituj: – libra të rinj, botimet bestseller, e të tjera. Çdo ditë do të keni informacione rreth librave më të shitur dhe librat e tij. Por, ne do të përcjellim edhe atë që dëshirojnë lexuesit nëpër panaire: Promovimet dhe eventet. Të gjithë aktivitetet do të përcillen përmes një platforme profesionale që do të transmetohet për ndjekësit tanë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, si dhe në mediat sociale të vetë botuesve dhe shoqatës së tyre.

Lexo: “Praktika është çelësi i të qënurit një udhëheqës i shkëlqyer”

Përderisa kemi një event të këtyre përmasave online, këtë vit vendosëm që autorët në fokus të jenë dy maja të letrave shqipe: Gjergj Fishta, të cilit i përkujtojmë këtë vit 80 vjetorin e ndarjes nga jeta dhe Ismail Kadarenë. Po ashtu, secila shtëpi botuese do të ketë në vetvete dy autorë në fokus, veprat e të cilëve do të jenë në ofertë.

Kësaj radhe ky panair do të shënojë risinë më të madhe; ngritjen e Bukinist BookClub. Ne tashmë kemi komunitetin më të madh të lexuesve por në këtë panair online do të ketë shumë konkurse, minikonkurse, të cilat do të finalizohen gjatë javës së fundit të muajit nëntor: Përshtypjet për librat që ju kanë ndryshuar jetën, rekomandimet që do të bëni, video-review dhe esetë e nxënësve dhe studentëve do të shpërblehen me libra, gift cards dhe me dhurata nga Bukinist dhe partnerët tanë si: Aladini, OTP Bank, New Media Communication, Bashkia Tiranë, Ama Cafe, etj. Kujtojmë se review-t, video-review-t dhe esetë do të publikohen edhe tek blogu ynë i specializuar, Leximtari.al.

Pasionin e lexuesit për librat ne jemi gati ta mbajmë të ndezur në çdo kohë,  – virtualisht po aq mirë sa edhe fizikisht; sepse lexuesve të mirë ne dijmë që t’iu rrimë pranë dhe t’i shpërblejmë siç ata e meritojnë. Aq më tepër në këto kohë të vështira ku libri dhe dija janë mjetet më të fuqishme për ti kapërcyer pengesat dhe për të dalë më të fortë, më të aftë dhe më të shëndetshëm nga kjo pandemi që ka tronditur botën.

Derisa të hapet festa më e madhe virtuale e librit shqip, mos prisni; por, regjistrohuni tek linku: https://bit.ly/324H2iF. Bëjeni tani! Të mirat vijnë më pas.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0