Panairi "Green Week", bizneset kosovare të kënaqura me produktet e tyre

Panairi “Green Week”, bizneset kosovare të kënaqura me produktet e tyre


Agrobizneset kosovare, të cilat po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar “International Green Week”, në Berlin, po e shohin si njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e prodhimeve të tyre.
Përfaqësuesit e këtyre agrobizneseve, thonë se gjatë këtij panairi, kanë arritur që krahas promovimit të prodhimeve të tyre bujqësore, të krijojnë edhe kontakte dhe lidhje të reja me kompani të huaja.

Po ashtu, sipas tyre, zgjerimi dhe modernizimi i agrobizneseve kosovare gjatë viteve të fundit, ka ndikuar që prodhimet e tyre të jenë edhe konkurrente me shumë prodhime të huaja, gjë që sipas tyre tashmë është dëshmuar edhe në këtë panair.

Alban Ibrahimi nga Frutomania, thotë se në këtë panair përveç që është e rëndësishme për kompanitë pjesëmarrëse, është mundësi e mirë edhe për vetë shtetin që të prezantojë potencialet dhe prodhimet më të mira.

“Panairi ka rëndësi shumë të madhe sepse përpos prezantimit të produkteve të kompanive njëkohësisht edhe prezantimi shtetëror, domethënë prezantimi i përgjithshëm se çka ka Kosova, se çka prodhon Kosova, çka mund të ofrojë Kosova në tregun ndërkombëtar, jo vetëm në tregun gjerman. Edhe pse konsumatorët apo edhe pse njerëzit që vizitojnë stafet tona shumica e tyre janë gjermanë, prapë kjo është e pa rëndësishme pasi që ka vizitorë edhe të vendeve të tjera”, tha Ibrahimi.

Ndërsa Fatmir Krasniqi nga kompania Fungo thotë se pjesëmarrja në këtë panair është një nga iniciativat më të mira për promovimin dhe mbështetjen e sektorit privat.

“Është e një rëndësie të jashtëzakonshme kjo pjesëmarrje në panair “Green Week” apo java e gjelbër. Së pari kisha me falënderuar Ministrinë për këtë eveniment që për herë të parë edhe pse kam marrë pjesë në shumë panaire të karakterit botëror edhe në Paris edhe në Gjermani vitin e kaluar në Berlin po ashtu në …. Dhe në Nurberg mund ta them që për herë të parë është i organizuar një panair ashtu siç meriton shteti jonë i Kosovës. Përkrahje të jashtëzakonshme ka dhënë edhe prezenca e ministrit që tri ditë radhazi në këtë panair”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, vlerësoi se agrobizneset pjesëmarrëse në panair, kanë dëshmuar edhe njëherë se prodhimet kosovare tashmë krahas cilësisë po i përmbushin edhe standardet ndërkombëtare.

E përmbushja e këtyre standardeve, sipas Krasniqit, përveç se ka ndikuar që prodhimet vendore të depërtojnë në tregun rajonal e evropian, ka bërë që ato të jenë të pranishme edhe në ngjarjet e tilla, të mëdha si kjo e Berlinit.

“Kemi vendosur që ta risjellim Kosovën në këtë panair me mbështetjen edhe të partnerëve tonë dhe ndërkombëtarë për të shfrytëzuar edhe një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv, nënshkrimi i marrëveshjes Stabilizim Asocimi, e cila i mundëson mbi 2 mijë e 500 produkteve agro-ushqimore të Kosovës që të depërtojnë dhe të shiten në tregjet evropiane pa barrierat e së kaluarës. Andaj ka qenë shumë me rëndësi që në tregun gjerman që është më i madh brenda Bashkimit Evropian të kemi prezencën e produkteve të ndryshme të Kosovës, të cilat në të ardhmen mund të jenë pjesë e tryezave gjermane, e familjeve gjermane, qytetarëve gjermanë”, tha ministri Krasniqi.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0