Paketa e re fiskale, në Janar cmimi i karburantit shtrenjtohet me 12 lekë për litër - Business Magazine Albania

Paketa e re fiskale, në Janar cmimi i karburantit shtrenjtohet me 12 lekë për litër


TIRANË-Cmimi i karburtanteve në vendin tonë do të rritet me 12 lekë për litër. Kjo është propozuar në paketën fiskale, të përgatitur nga qeveria shqiptare, e cila tashmë i ka kaluar biznesit për negociata, megjithëse në 20 vitet e fundit ata nuk kanë rënë dakort asnjëherë për ngritjen e taksave. Por me paketën e re fiskale nuk pritet të rritet vetëm cmimi i karburantit, i cili do të vijë përmes rishikimit të taksës së qarkullimit, por edhe tatimi mbi dividentin dhe të ardhura të tjera.

Burime të besueshme nga Shoqata e Biznesit pohojnë për Shqip, se prej disa ditësh po diskutojnë paketën e re fiskale, për të cilën do të japin mendimet e tyre deri në fund të këtij muaji, ndërkohë që në nëntor pritet të diskutohet në komisionet përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë.
Një nga taksat që pritet të rritet është dhe taksa e qarkullimit, e cila mbahet në cmimin e karburantit. Aktuaisht kjo taksë është 17 lekë për cdo litër karburant dhe pritet që fillim të vitit pasardhës të bëhet 27 lekë për cdo litër karburant, pa përfshirë këtu dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila e rrit këtë vlerë dhe me 5.4 lekë të tjera.

Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë automatikisht rritjen e cmimit të karburantit me të paktën 120 lekë për litër, duke sjellë një efekt pozitiv për zërin “Taksa Kombëtare” dhe efekt negativ për konsumatorin shqiptar (cdo përdorues të një mjeti motorik), pasi pritet që vitin e ardhsshëm cmimi i naftës dhe benzinës të shkojë më shumë se 200 lekë për litër. Taksa e qarkullimit mbahet nëpërmjet karburantit prej të paktën 3 vitesh, ku fillimisht hyri me 2 lekë për litër, duke e cuar në 7 lekë për litër. Por, rritja e taksës së qarkullimit nuk ndaloi me kaq. Qeveria e mazhorancës së re, që me paketën e parë fiskale, të cilën e miratoi në fund të vitit të kaluar, vendosi që kjo taksë të rritet me 10lekë për litër (17 lekë gjithsej). Edhe sivjet pritet që të bëhet një rritje e tillë, të cilën qeveria e ka parashikuar në paketën e re fiskale, megjithëse kjo pritet të negociohet sërish deri në miratimin e saj në fund të këtij viti.

M.FINANCAVE: JEMI NË FAZË DISKUTIMI PËR TAKSËN E QARKULLIMIT
Ministria e Financave ka reaguar sot dhe është shprehur se po shihen disa variante për ndërhyrje në taksa. “Mendohet të ndërhyhet në taksën e qarkullimit dhe jemi në fazë diskutimi, pra nuk ka ende një variant përfundimtar. Por diskutohet për ndryshimin e dividentit”.
Ministria e Financave theksoi se po diskuton për ndryshim të taksës së qirave

(BalkanWeb)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0