Pak fjalë se çfarë përfaqëson BusinessMag Automotive

Pak fjalë se çfarë përfaqëson BusinessMag Automotive


Zhvillimi teknologjik dhe transmetimi më i shpejtë i informacionit, bëri që bota të ndryshonte me ritme akoma edhe më të shpejta. Por, për fat të keq për thuajse 50 vite, Shqipëria ngeli në vend, duke u rrotulluar rreth vetes së saj. Jo vetëm informacioni ishte i filtruar mirë, por, pjesa më e madhe e popullsisë nuk kishte mundësi ekonomike dhe aq më tepër  të mund të mendonte të posedonte një automjet.

Në fillim të viteve ’90, njerëzit e këtij vendi mundën të rifitionin të drejtën e posedimit të një automjeti. Por, gjithë ai vakum 50 vjeçar nuk shkaktoi pak probleme. Blerjet që njerëzit kryenin ishin tërësisht të rastësishme, të bazuara në fjalë kafenesh dhe në një terr informativ. Tregu vazhdoi të funksiononte i tillë edhe për vitet që pasuan.

Për një biznes, të realizojë një shitje mund të jetë diçka e lehtë. Por, të ketë përballë një klient të informuar mbi benefitet e një produkti ose marke, është diçka të cilën nuk e gjen shpesh. E ndonëse kjo shpesh është në avantazh të kompanisë në një periudhë afatshkurtër, me kalimin e kohës, ai klient mund të kthehet në një armik të kompanisë.

Çfarë nevojitet? Informacion i pastër! Informacion, i cili vjen nga të provuarit në atë ambjent ku ne jetojmë.

Për këtë arsye, vendosëm të krijonim BusinessMag Automotive.

BusinesMag Automotive është një seksion i BusinessMag Albania që është i fokusuar vetëm tek auto mobiliteti.

Nëpërmjet videove dhe disa testeve të tjera konkrete, ajo çka ne duam të bëjmë është:

  • Të informojmë publikun se çka mund të jetë më e mirë për ta.
  • Të informojmë se çfarë ofron bota e automobilizmit jashtë atyre makinave që jemi mësuar t’i shohim e ndoshta t’i drejtojmë përditë.
  • Të krijojmë një botëkuptim të ri të industrisë automotive në Shqipëri, e cila aktualisht bazohet në shumë mite të së shkuarës dhe që vazhdimisht gërryen veten.

Makinat janë shumë më tepër se sa thjesht mjete transporti. Ato janë gjithashtu edhe liri, apo një formë se si njerëzit mund të relaksohen, ndonëse janë duke drejtuar një makinë, e cila shpesh, për një arsye apo për një tjetër, nuk është gjëja më e preferueshme në botë nga të gjithë. Ose në rastin tjetër, makina po i drejton ata…

Në tregun vendas ka një mungesë të cilën duam që t’a plotësojmë.

Ne duam t’i provojmë makinat aty ku edhe shumica prej nesh do t’i përdorë, dhe të mos informohemi se si një makinë përshtatet në Autobahn të Gjermanisë ose Stelvio Pass të Italisë, por se si ajo makinë i përshtatet realitetit shqiptar.

Dhe jo vetëm. Edhe realitetit të personit për të cilën ajo makinë është bërë, problemeve që i zgjidh, ekonomisë personale dhe në disa raste edhe shijeve të personit në fjalë.

Makinat janë në shumë raste vepra të vogla arti, plot im-perfeksione të cilat inspirojnë mendje dhe karaktere të ndryshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0