Pajisjet “Mobile” po sfidojne televizionin tradicional - Business Magazine Albania

Pajisjet “Mobile” po sfidojne televizionin tradicional


LAS VEGAS –  Mbi gjysma e amerikaneve te rritur (53%) besojne se pajisjet mobile do te zevendesojne Televizionin tradicional si menyra me e zakonshme per te shikuar shfaqeje televizive dhe filma, dhe ato presin qe kjo levizje to ndodhe brenda 8 viteve te ardhshme – kjo sipas te dhenave qe dolen nga nje studim.

Nderkohe sipas nje ankete me 1000 konsumatore amerikane nga Irdeto, pothuajse nje e treta e tyre e prisnin kete ndryshime te ndodhte ne 5 vitet e ardhshme.

Ndersa, 47% te te anketuarve u pergjigjen qe kjo krahmarrje nga aparatet mobile kundrejt Televizioneve nuk do te ndodhe ndonjehere.

Kerkesa e konsumatoreve per Televizione Ultra HD eshte ne rritje, sipas studimit, dhe nje trend i ri i te shikuarit TV eshte duke u shfaqur, ku 60% e grupmoshes 18-24 vjec tregojne qe pelqejne te shikojne te gjitha episodet e shfaqjeve njeherazi dhe jo pjese-pjese.  Pra nese nje serial transmetohet per disa muaj ne TV, ata kerkojne ta shikojne te gijthin sipas kohes se tyre.

Rendesia e transmetimit LIVE per konsumatorin amerikan eshte konfirmuar nga 65% e te anketuarve qe thone se ata ende preferojne te shohin permbajtje Live – si nga TV apo edhe nga nje pajisje mobile.

Dhe megjithese kerkesa per Transmetime te gjenerates se ardhshme 4K apo Ultra HD po rritet, Irdeto shprehet se duhet ende kohe te behet realitet sepse vetem 18% te te anketuarve jane “shume te interesuar”, 40% “disi te interesuar” ndersa 16% nuk jane te interesuar fare per kete teknologji te se ardhmes.

Richard Frankland, Shef i shitjeve tek Irdeto, per Ameriken, u shpreh se industria e televizionit eshte duke ndjere nje ndryshim thelbesor duke pare se si pajisjet mobile kane eklipsuar tregun e telefonise fikse apo me kabell.

“Ne kemi arritur ne nje pike ku pajisjet jo vetem qe jane te rendesishme per konsumatoret kur perdoren si TV, por edhe ne aspektin e programeve te transmetuara Live dhe per sherbim cilesor,” – u shpreh ai.

Sidoqofte, Frankland shfaqi besimi qe konsumatoret do te kthehen perseri tek TV si pasoje e sherbimeve innovative si 4K nepermjet te cilave operatoret do te mund te masin dhe ti pergjigjen kerkeses se konsumatoreve.

Burimi: Irdeto; permbajtje shtese nga stafi i Warc; perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga stafi i Infoalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0