Tatimpaguesit kanë afat deri më datë 30 mars për të paguar këstin e Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019. Por, duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, tatimorët u kërkojnë sipërmarrësve që të kryejnë pagesën brenda datës 29 mars, për të shmangur mbingarkesat në sistemin bankar.
Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare
Në rast të mospagesës, parashikohen penalizime.
Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Tatimeve thekson se, “Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin”.
Drejtoria e Tatimeve, vazhdimisht publikon në faqen e saj zyrtare njoftime për subjektet, në mënyrë që të shmangen gjobat apo detyrimet shtesë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.