Pacientët dhe studiuesit reagojnë me shpresë ndaj ilaçit të ri që ngadalëson Alchaimerin - Business Magazine Albania

Pacientët dhe studiuesit reagojnë me shpresë ndaj ilaçit të ri që ngadalëson Alchaimerin

Alchaimer

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se një ilaç eksperimental për Alchaimerin ngadalësoi në mënyrë modeste përkeqësimin e pashmangshëm nga sëmundja që prek trurin. Prodhuesi japonez i barnave Eisai dhe partneri i tij amerikan Biogen kishin njoftuar më herët këtë vjeshtë se ilaçi lecanemab dukej se funksiononte për ngadalësimin. Tani shkencëtarët mund të kenë qasje tek studimi i plotë.

Pyetja që është se si mund të ndikojë ky zbulim në jetën e njerëzve.

John Teeling u diagnostikua me Alchaimer para tetë vitesh. Ish-inxhinieri mekanik tani në pension, thotë se lajmi për sëmundjen ishte shkatërrues.

“Ishte sikur u hap toka para meje dhe pastaj pyeta veten: Po tani? Sepse mendja të shkon menjëherë tek skenari më i keq, nuk mendon asgjë tjetër. Kur sheh njerëz me Alcaimer, që nuk ngrihen dot, ndoshta duke iu dridhur buzët, ata janë në fazat e fundit,” thotë ai.

Studimi i ri është një sukses shumë i nevojshëm për pacientë si Teeling dhe për shkencëtarët, pas zhgënjimeve të përsëritura në kërkimin për trajtime më të mira të Alcaimerit.

Studimi u krye me 1800 pacientë në fazat më të hershme të sëmundjes.

Çdo dy javë për 18 muaj, pjesëmarrësit e studimit morën ilaçin lecanemab intravenoz ose një infuzion pa ilaç.

Përparimi i sëmundjes tek ata që morën lecanemab ishte më i ngadaltë, sipas studimit nga ekipi hulumtues i udhëhequr nga Dr. Christopher van Dyck i Universitetit Yale.

Po ashtu ata që morën lecanemab kishin 31% më pak gjasa që faza tjetër e sëmundjes të përparonte, tregon faza tjetër e studimit.

Në fillim të viteve ’90, John Hardy, sot profesor i neuroshkencës në Institutin e Neurologjisë në Universitetin e Kolegjit të Londrës (UCL), ishte pjesë e një ekipi që gjeti për herë të parë mutacionin e amiloidit, në sëmundjen e Alchaimerit.

Ata hodhën hipotezën se nëse mund të hiqnin amiloidin nga truri, një proteinë e dëmshme, mund të kishte një efekt klinik të dobishëm. Prof. Hardy thotë se studimi “po e kthen kurbën” në trajtimin e Alchaimerit.

Lexo: Mësoni të memorizoni vetëm në dy mënyra
“Nëse do të më pyesnit 30 vjet më parë se sa kohë do të zgjaste gjetja e një kure, do të thosha 5 deri në 10 vjet. Pra, për mua, është padyshim i rëndësishëm. Mendoj se për pacientët është një hap i vërtetë përpara.” thotë prof. Hardy.

Ai nuk ishte i përfshirë në studim, por ka bashkëpunuar me prodhuesin e ilaçit, Eisai.

“Amiloidi e nxit sëmundjen, udhëheq të gjitha diagnozat e tjera. Pra, është si të heqësh këmbën nga pedali i gazit, në thelb. Kështu, amiloidi goditet, këmba hiqet nga pedali i gazit dhe gradualisht ngadalësohet rënia”, thotë ai.

Por mjekët janë të ndarë rreth faktit se sa ndryshim mund të sjellin këto ngadalësime për pacientët dhe familjet e tyre

Ilaçet që vënë në shënjestër amiloidin mund të shkaktojnë efekte anësore që përfshijnë enjtje dhe gjakderdhje në tru, dhe lecanemab shkaktoi këto pasoja tek rreth 13% e atyre që morën ilaçin në eksperiment. Firma Eisai tha se shumica ishin efekte të lehta ose asimptomatike.

Po ashtu dy vdekje janë raportuar publikisht mes përdoruesve të lecanemabit, të cilët merrnin gjithashtu ilaçe për hollimin e gjakut për probleme të tjera shëndetësore. Firma Eisai tha se vdekjet nuk mund t’i atribuohen ilaçit në fjalë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara po shqyrton miratimin e përshpejtuar të lecanemabit dhe një vendim pritet në fillim të janarit. Nëse miratohet, ai do të ishte ilaçi i dytë anti-amiloid në treg.

Pothuajse të gjitha trajtimet për Alchaimerin i lehtësojnë vetëm përkohësisht simptomat.
Të dhënat u prezantuan në një takim tnë San Françisko dhe u botuan në Revistën New England për Mjekësinë.
Lajmet për ilaçin janë shpresëdhënëse për pacientët si Teeling, i cili e përshkruan sëmundjen si një “vdekje të gjatë”.

“Çdo përparim është i mirë. Çdo gjë që e ngadalëson ose më jep shpresë,” thotë ai.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0