Osumi një atraksion “i pushtuar” nga turistët në Berat -

Osumi një atraksion “i pushtuar” nga turistët në Berat

Osumi një atraksion “i pushtuar” nga turistët në Berat

Lumi Osum është kthyer në një atraksion për qytetarët beratas, por jo vetëm. Në brigjet e tij, gjen plot turistë, të cilët zgjedhin që të shijojnë bukurinë që të ofron qyteti i një mbi një dritareve.

Midis maleve, rrjedha e lumit Osum, pret të rinj e të moshuar çdo ditë.

“Tek lumi Osum vijmë me shokët kënaqemi, lahemi, uji është i rrjedhshëm i pastër rëra është e mirë, nuk ka rreziqe lumi Osum. Turistët vijnë gjithmonë ka vizita shumë shpesh që vijnë , dje ishin gjithë ata turistë  njerëz plot, fëmijë prindër edhe është shumë vend i bukur uji është i pastër”,

Osumi çdo vit, po merr rëndësinë që i takon. Frekuentuesit e përvitshëm, arrijnë të bëjnë diferencë e para shumë viteve.

” Po bën që 19 ose 20 vite që lahen njerëzit, më përpara vinin gratë e fshatit këtej lanin rroba gjëra, merrnin ujë për të vaditur dhe akoma marrin ujë më pompa për të vaditur tokat nga lumi”,-tha një qytetar.

Lexo edhe:“TimeOut”: Vizitojini patjetër këto bukuri të Shqipërisë!

“Na pëlqen këtu jemi vëndalinjë jemi rritur që të vegjël, fëmijërinë e kemi kaluar këtu, me shoqërinë, komshinjtë me shokët gjuanim peshk, kemi urën këtu një gjë e vjetër e bukur pavarësisht që do pak rregullime ura të vihet ujë këtu një çezmë të vij turisti të pijë, këtu vijnë kënaqën turistët” ,-tha një qytetar. Një zonë në zhvillim, e cila gjithashtu kërkon dhe një infrastrukturë më të mirë.

“Për mendimin tim të hapet një lokal të ketë e shumta 15 shezlonge, diku të hapet një kënd lojërash që të lozin fëmijët. Nga Berati vijnë shume sidomos  në muajin korrik ka pas shumë nga Berati familjar, çuna të rinj”-shton një qytetar tjetër.

Nevoja për roje dhe kushte më të mira sigurie, do të shtonin edhe më shumë turizmin në këtë zonë.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0