OSHEE mobile, tashmë aplikacioni më ri për qytetarët - Business Magazine Albania

OSHEE mobile, tashmë aplikacioni më ri për qytetarët


Qytetarët tashmë mund të kryejnë shërbimet online në telefonin e tyre pa patur nevojë të shkojnë në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, nëpërmjet aplikacionit OSHEE Mobile.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri shoqëruar nga administrator i Operatorit të Shpërndarjes z.Adrian Çela ndoqën dje nga afër prezantimin e këtij aplikacioni.

Me anë të aplikacionit OSHEE Mobile çdo përdorues i një telefoni “smart” mundet të regjistrohet për të patur llogarinë online pranë kompanisë; të kontrollojë konsumin dhe faturën mujore; të kryejë pagesa të faturave pa komision; të kryejë një kërkesë apo ankesë si dhe të ndjekë statusin e saj; të aksesojë portalin e punësimit dhe aplikojë për një vend pune pranë kompanisë. Gjithashtu krijohet mundësia që të denoncohet çdo abuzim me të cilin ndeshet qytetari duke e shoqëruar me fotografi dhe të dhëna konkrete. Qytetarët mund të shikojnë në hartë dhe informohen edhe mbi Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit apo aktivitetet e produktet e Operatorit të Shpërndarjes.

Ministri Gjiknuri deklaroi se përmes rimëkëmbjes financiare të kompanisë dhe sektorit në tërësi, po bëhet e mundur që të kryhen investimet aq të domosdoshme si në infrastrukturën e rrjetit ashtu edhe në shërbimin ndaj konsumatorëve.

Këto investime janë shumë të rëndësishme pasi në qendër të tyre është klienti. Qytetarët e kanë mirëpritur investimin në teknologji dhe gjithnjë e më shumë po përdorin format alternative të pagesave dhe informimit”, u shpreh z.Gjiknuri.

Duke ju referuar aplikacionit OSHEE Mobile, ai theksoi se “ka ende probleme pasi ka edhe punonjës të papërgjegjshëm. Çështja është të gjejmë format dhe mundësitë për t’i kontrolluar ata gjithnjë e më shumë. Aplikacioni është mundësi e mirë për të gjurmuar ankesa, për të kryer denoncimin në kohë reale duke dhënë mundësinë e ndjekjes së saj, ndëshkimin e personave përgjegjës dhe zgjidhjen e problemit. Përmes denoncimeve do ti jepet mundësia kompanisë të korrigjojë edhe performancën e saj”.

Administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela ju referua edhe asaj çka ka bërë kompania më herët në kuadër të përfshirjes së teknologjive të reja në shërbimet ndaj klientit.

Ky nuk është shërbimi i fundit pasi ne jemi duke punuar që së shpejti të ofrojmë të tjera produkte që lehtësojnë komunikimin me qytetarët. Ndërkohë, më parë kemi bërë hapa të rëndësishëm që nga çelja e sporteleve alternative për pagesat çka solli në eliminimin e radhëve. Sot jemi në rangun e 200 mijë veprimeve në muaj pikërisht nga sportelet alternative. Nëpër qendra tregtare shpërndamë Infokioskat, si një tjetër alternativë për shërbimin ndaj qytetarëve. Instaluam këtë vit mbi 50 mijë matësa elektronikë që me një ndryshim të vogël mund të kthehen edhe në matësa inteligjentë. Nuk duhet të harrojmë edhe lexuesit elektronikë PDA, të cilët i prezantuam pak muaj më parë e që lehtësojnë e automatizojnë leximin e faturës duke shmangur problemet me leximin nga faturistët”, theksoi z.Çela.

 

burimi: oshee.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0