OSCAL 2019, edicioni i VI-të vjen me 18 & 19 Maj në Tiranë - Business Magazine Albania

OSCAL 2019, edicioni i VI-të vjen me 18 & 19 Maj në Tiranë


Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania (OSCAL), do të zhvillohet për të gjashtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimi të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. Këtë vit OSCAL do të mbahet më 18 & 19 Maj 2019 në Tiranë. Kjo konferencë organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar në promovimin dhe fuqizimin e kulturës free/libre/open source që nga viti 2012.

Fundjava e 18-19 Majit pritet të grumbullojë mbi 300 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjenci si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besim të përbashkët tek idea e një bote ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon edhe dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe workshope-sh shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës.

Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me kod burimi të lirë dhe të hapur (free open source) te stendat përkatëse, të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud, openSUSE janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion të drejtpërdrejtë rreth këtyre projekteve në stendat e tyre.

Në edicionin e fundit të OSCAL, pra ai i 2018, u mbajtën 64 prezantime me ligjërues nga shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës), ku ishin të pranishëm më shumë se 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Ndërsa qershia mbi tortë, ishin të gjitha komentet pozitive mbi konferencën dhe dëshira e shprehur nga pjesmarrësit për të qenë përsëri të pranishëm në vitin e ardhshëm, të cilat i motivojnë organizatorët të mendojnë për gjëra edhe më të zgjeruara në edicionin e ardhshëm.

Cilido që dëshiron të bëhet pjesë e OSCAL 2019 mund të rezevojë biletën e tij falas, duke vizituar oscal.openlabs.cc. Por sigurisht, edhe çdo mbështetje financiare për zhvillimin e konferencës është më se i mirëpritur.

ETHICAL TECH është tematika kryesore e OSCAL ‘19

Makinat që vetëdrejtohen, inteligjenca artificiale, asistentët personalë, algoritmat, “ekonomia e shpërndarjes” fuqizuar nga aplikacionet, luftrat e luftuara me dron dhe robotët ishin e janë prezentë si mjete për ta bërë jetën tonë më të mirë. Por e kundërta po ndodh! Rrjetet sociale tashmë po ndikojnë në zgjedhje dhe demokracinë, pajisjet elektronike automatizojnë shtëpitë tonë duke na përgjuar, ndërsa shoferi i taksisë sonë po jep të dhënat e çdo udhëtimi që ne bëjmë! Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm, platformat ‘mira/moderne (në modë)’ dhe aplikacionet kanë krijuar tashmë një brez të rinjësh që luftojnë për mbijetesën e tyre finaciare, si pjesë e angazhimit të tyre
në ekonominë e shpërndarjes.

Në këtë edicion të Open Source Conference Albania do të reflektohet se si duhet të jetë në të vërtetë teknologjia jonë. Prandaj duhet të vendosim dhe mbajmë një qëndrim midis “teknologjive moderne” dhe “teknologjive etike” që punojnë për ne dhe jo kundra nesh! Kjo gjë është e mundur vetëm nëse ne përdorimi pajisje të lira dhe me kodburim të hapur!

OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar për të fuqizuar kulturën e hapur dhe softuerin e lirë dhe me kodburim të hapur që nga viti 2012.

Data të rëndësishme:

Hapje e thirrjes për ligjërues: opens 15.01.2019 – 01.04.2019 – https://oscal.openlabs.cc/speakers

Hapje e thirrjes për vullnetarë: opens 01.03.2019 – 14.04.2019 – https://oscal.openlabs.cc/call-for-volunteers/

Hapje e thirrjes për info booths: opens 01.02.2019 – 01.04.2019 – https://oscal.openlabs.cc/call-for-info-booths-is-now-open/

Regjistrimet për pjesëmarrje do të bëhen nga data: 08.04.2019

Hapje e thirrjes për sponsorë: https://oscal.openlabs.cc/sponsors/

Për informacione të mëtejshme klikoni në linkun: https://oscal.openlabs.cc/

Instagram: @oscalconf

Twitter: @OSCALconf

Email: oscal@openlabs.cc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0