OriginAL, programi që synon të afrojë të rinjtë e diasporës me atdheun - Business Magazine Albania

OriginAL, programi që synon të afrojë të rinjtë e diasporës me atdheun

OriginAL

OriginAL, një nismë që synon të afrojë të rinjtë e Diasporës Shqiptare  me vendin e tij. Rreth kësaj nisme ne kemi biseduar me Mark Kozmo (Global Albanians Foundation) dhe Lirim Krasniqi (Germin).  

OriginAL duket një nismë shumë interesante. Çfarë synoni më konkretisht me të rinjtë?

Ne synojmë të ofrojmë një përvojë arsimore dhe kulturore për të rinjtë e diasporës që do të forcojë ndjenjën e tyre të identitetit etnik dhe do të krijojë lidhje afatgjata, veçanërisht me bashkëmoshatarët e tyre në vendet tona. Ne planifikojmë të sjellim të paktën 40 të rinj shqiptarë në vitin e parë në Shqipëri dhe Kosovë si një projekt pilot dhe ta çojmë këtë numër në qindra e më pas mijëra të rinj shqiptarë gjatë pesë viteve të ardhshme.

2- Në modelet që po ndiqen sa ka afruar kjo nismë të rinjtë me vendet e origjinës? Çfarë prisni të ndodhë konkretisht përmes vizitës së të rinjve në Shqipëri e Kosovë?

OriginAL do të lançohet në vitin 2022 dhe ne planifikojmë të sjellim të paktën 40 të rinj në vitin e parë në Shqipëri dhe Kosovë. Fokusi ynë fillestar do të jetë tek të rinjtë e interesuar në:

  • Sipërmarrje dhe Teknologjinë e Informacionit
  • Mjedis dhe Burimet Natyrore
  • Artin dhe Kulturën

Ideja është që ata nuk do të vijnë vetëm si turistë dhe do të vizitojnë muzetë dhe natyrën, etj. Kjo është një pjesë, pjesa tjetër është vullnetarizmi dhe angazhimi me organizata dhe njerëz (veçanërisht të rinjtë e tjerë) në tre temat e mësipërme.

Lexo: Diaspora Shqiptare themelon Fondacionin e Shqiptarëve Globalë

Rreth kësaj, ju do të zhvilloni një konferencë  në muajin Dhjetor. Si do të zhvillohet konkretisht dhe kë do të ketë të ftuar?

Të ftuarit do të jenë nga të gjitha sferat, biznes, qeveria, OJF-të, akademikë, studentë, të rinj, profesionistët e rinj dhe më shumë. Shpresojmë të paktën të marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës.

Do të kemi panele që fokusohen në grupe të ndryshme. Ne gjithashtu do të kemi pjesëmarrës nga vende të tjera si Izraeli, Irlanda, Armenia dhe vende të tjera për të mësuar nga përvoja e tyre me programe të ngjashme.

Konferenca do të organizohet në platformën online Accelevents, siç bëmë vitin e kaluar me Diaspora Flet 2020, dhe do të përbëhet nga folës, panele diskutimi, ekspozita, rrjete virtuale dhe shumë më tepër. Së shpejti do t’ju flasim edhe për detajet e regjistrimit dhe axhendën.

Idea e përgjithshme është të diskutojmë me aktorët përkatës rreth përmbajtjes së programit dhe temave që do të trajtohen dhe po ashtu të ftojmë të rinjtë nga diaspora, që potencialisht do të ishin pjesëmarrës në program, të ndajnë me ne opinionet e tyre mbi programin.

Si parashikohet të zhvillohet në vitet në vijim?

Është pak herët, sepse varet nga sa fonde mund të mbledhim, por shpresojmë se do bëjmë marrëveshje bashkëpunimi me disa organizata dhe biznese nga Janari deri në Prill 2022, për bashkëpunime specifike, të cilat do ta plotësonin programin. Ne planifikojmë ta hapim thirrjen për aplikime për të rinjtë nga diaspora në Prill me qëllim që do të vijnë të paktën 40 persona gjatë verës së 2022.

Çfarë projektesh të tjera presim nga Germin dhe Global Albanians Foundation?

GAF do të vazhdojë si platformë për crowdfunding për shoqata OJQ dhe do theksojmë këtë aktivitet dhe OrignAL, sepse nuk është mirë për të qenë shumë të shpërndarë.

Kemi edhe një ide për të filluar një për “brainstorming” për të diskutuar si mund të krijojmë një fond investimi për startup-e teknologjike në Ballkam me financa private nga disapora dhe të tjerët.

GERMIN është duke zhvilluar në mënyra shumë përmbajtësore komponenten e transferit të njohurive dhe shkathtësive të profesionistëve nga diaspora në vendet amëtare, përmes programit për angazhim afatshkurtër (3 javë deri në 6 muaj) në institucione, organizata dhe sektorin privat në Kosovë dhe Shqipëri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0