Organizohet Wiki Weekend 2016 - Business Magazine Albania

Organizohet Wiki Weekend 2016


Enciklopedia internetike Wikipedia, me mbi 30 milionë artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 5 milionë artikuj në versionin anglisht, konsiderohet pishtar i shpërndarjes së dijes së hapur.

Nisur nga dëshira për të pasuruar artikujt në gjuhën shqipe në Wikipedia, duke i lehtësuar në këtë mënyrë kërkimin dhe informimin çdo shqipfolësi, komuniteti i Open Labs së bashku me Wikimedians of Albanian Language User Group organizojnë për të tretin vit radhazi eventin Wiki Weekend Tirana 2016. Gjatë fundjavës së parë të dhjetorit, përkatësisht në datat 3 dhe 4 dhjetor, pjesëmarrësit do të mblidhen në ambjentet e shkollës profesionale “Hermann Gmeiner” në fshatin SOS (Tiranë) në një program që kombinon puntoritë (workshops) me prezantimet nga wikipedianët nga Tirana, Elbasani, Prishtina, Gjilani, Ohri, Zyrihu etj.

Ky aktivitet synon që të ndërtohen ura bashkëpunimi me wikipedianë të tjerë nga rajoni, të inspirohen wikipedianë të rinj që të bashkohen me komunitetin, të njihet publiku me projektet e Wikimedia, të organizohen edit-athon-e dhe të rritet ndërgjegjësimi i mediave lokale rreth rëndësisë së ndarjes së dijes përmes projekteve të lidhura me platformat dhe kulturën bashkëpunuese wiki.

Aktiviteti fillon në 9:00 dhe mbaron në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) dhe është i pasuruar me një shumëllojshmëri punëtorish me karakter teknik (workshops), prezantimesh, bisedash dhe edit-a-thon, ku të pranishmit do venë në punë njohuritë e marra dhe do punojnë në grup për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të Wikipedia me fokus të veçantë artikujt rreth monumenteve të kulturës së vendit tonë.

Pjesëmarrja është falas, por regjistrimi në event është i detyrueshëm. Për më shumë informacione rreth eventit klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0