Orari i punës, hapi i parë për të qenë të suksesshëm

Orari i punës, hapi i parë për të qenë të suksesshëm


Jetën tonë duhet ta mendojmë si një piramidë të ndarë në: shëndet, familje dhe punë.

Shëndeti është baza e piramidës. Në fund të ditës, nëse nuk je i shëndetshëm, ti nuk mund të kujdesesh për familjen tënde. Dhe nëse jeta familjare nuk është një mjedis pozitiv, atëherë ti nuk je i fokusuar në punë. Nëse themeli është i dobët, me siguri që e gjithë piramida do të lëkundet.

Për të patur një bazë të fortë sigurohuni që të kujdeseni për shëndetin tuaj. Shi apo diell, niseni ditën herët në një orar të caktuar, dhe bëni pak ushtrime fizike apo vrap të shkurtër. Gjeni diçka që e bën më të bukur rutinën tuaj, sa hapni sytë në mëngjes.

Mos harroni, fokusi kryesor është familja. Qëndroni pranë fëmijëve dhe familjes tuaj duke bërë aktivitete të përbashkëta. Për shembull, mëngjes së bashku për të diskutuar ato që ju presin gjatë ditës.

Orën e fundit të mbetur apo pak më herët se të arrini në zyrë, fokusohuni tek zhvillimi personal. Praktikoni një gjuhë të huaj, nëse keni në plan të udhëtoni diku jashtë me familjen së shpejti.

Të gjitha këto aktivitet që përmenda pak më sipër, kërkojnë kohë. Dhe sigurisht morali është: një person i shëndetshëm nuk shkon herët në punë. Por kur shkon, është i fokusuar 100% tek puna, dhe është më produktiv e i aftë për një sukses afatgjatë.

Këshilla që japin shumë CEO është mos u mburrni se keni arritur i pari në punë. Sigurisht, në disa raste duhet të vish dhe herët. Por ju duhet të krijoni një rutinë specifike që funksionon më së miri për ju. Shumë punonjës e gjejnë orarin e mëngjesit më produktiv, e disa të tjerë atë të pasdites. Por mos harroni, kujdesuni gjithmonë për shëndetin tuaj.  Gjeni kohë për të boshatisur kokën nga mendimet e shumta dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve që ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja personale.

Siç ka thënë dhe CEO i Përgjithshëm i General Electric, Jack Welch: “Nuk ekziston një gjë e tillë si ekuilibri punë-jetë. Ka zgjedhje në jetë-punë dhe ti i bën ato dhe secila ka pasoja.”

Ju duhet të pyesni veten se çfarë jeni të gatshëm të sakrifikoni dhe çfarë nuk jeni. Gjeni piramidën e duhur për ju dhe ndërtojeni rutinën tuaj rreth saj. Do të mahniteni me rezultatin që mund të arrini.

/Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0