Opozita kërkon uljen e TVSH-së në 6%. Tabaku: ndihmon shtresat në nevojë dhe rrit konsumin - Business Magazine Albania

Opozita kërkon uljen e TVSH-së në 6%. Tabaku: ndihmon shtresat në nevojë dhe rrit konsumin

shtresat në nevojë

Jorida Tabaku, Deputetja e Partisë Demokratike, së bashku me një grup deputetësh ka prezantuar në Kryesinë e Kuvendit nismën ligjore për uljen e TVSH-së.

Znj. Tabaku ka theksuar se ulja e TVSH-së nga 20% në 6% u shërben qytetarëve, pasi ndihmon shtresat në nevojë dhe rrit konsumin.

Ulja e TVSH do bëjë atë që kanë bërë vendet e tjera të BE-së, atë që nuk po e bën dot qeveria, do ndihmojë shtresat në nevojë të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë TVSH edhe për ekonominë, kanë ulur edhe TVSH për energjinë”, theksoi ajo.

Lexo: Shqipëria nis zbatimin e rregullave për lehtësimin e tregtisë me BE dhe vendet e CEFTA

Propozimi i opozitës, sipas tyre, është konkret dhe i heq mundësinë qeverisë që të thotë është një nismë populiste dhe nuk u shërben qytetarëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0