Kompania amerikane e inteligjencës artificiale OpenAI njoftoi se po lançon shfletuesin e vet të internetit, të quajtur Atlas, konkurrent me shfletuesin e njohur të Google Chrome.
Atlas do të funksionojë në bazë të chatbot-it të OpenAI-së, ChatGPT, ndërsa kompania me bazë në Kaliforni synon të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit përdorin internetin. “Kartelat (tabs) ishin të shkëlqyera, por nuk kemi parë shumë inovacion në shfletues që prej atëherë,” tha shefi ekzekutiv i OpenAI-së, Sam Altman, në një prezantim video të transmetuar të martën, duke folur për një “mundësi të rrallë, një herë në dekadë, për të rishikuar se çfarë mund të jetë një shfletues dhe si të përdoret ai.”
Çfarë e bën Atlas-in ndryshe?
Për shembull, Altman sugjeroi se shiriti klasik i URL-s në zemër të shfletuesve tradicionalë mund të zëvendësohet nga një ndërfaqe chatbot-i me inteligjencë artificiale. Shfletuesi do të jetë fillimisht në dispozicion vetëm për kompjuterët Mac të Apple, dhe kompania tha se është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të përfundojnë “detyra pa kopjuar dhe ngjitur ose pa lëvizur nga faqja.” Një tipar tjetër kyç i shfletuesit Atlas është ajo çka quhet “modaliteti agjent” (agent mode) i cili në mënyrë efektive shfleton në internet automatikisht në emër të përdoruesit, i pajisur me historikun e shfletuesit të personit dhe duke parashikuar cfarë lloj informacioni ai ka të ngjarë të kërkojë. “Po përdor internetin për ju,” tha Altman.
Në këtë mënyrë. Por analisti Paddy Harrington nga grupi britanik i kërkimit të tregut Forrester paralajmëroi se një mënyrë tjetër për të menduar për shfletuesin e ri të OpenAI-së është se ai “ju heq juve personalitetin tuaj.” “Profili juaj do të jetë personalisht i përshtatur për ju bazuar në të gjithë informacionin që është thithur për ju,” tha Harrington për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Ok, frikshëm. Por a jeni me të vërtetë ju, me të vërtetë çfarë mendoni, apo çfarë ky motor vendos se do të bëjë? Dhe a do të shtojë në zgjidhje të parapëlqyera [për pyetjet e përdoruesit] bazuar në reklama?” Sidoqoftë, Harrington tha se do të jetë një sfidë e madhe për Atlas-in të konkurrojë me një gjigant që ka një përqindje jashtëzakonisht të lartë të tregut.
Lexo edhe: Çfarë dimë për ndërprerjet kibernetike në sigurinë e aeroporteve?
Që prej lançimit të shfletuesit Google Chrome në vitin 2008, ai ka grumbulluar rreth 3 miliardë përdorues në mbarë botën, duke mundur konkurrentë si Microsoft Internet Explorer dhe më pas Microsoft Edge. Por chatbot-ët me inteligjencë artificiale si ChatGPT gjithnjë e më shumë po përmbledhin informacionin në internet aq në mënyrë efikase sa shumë përdorues po drejtohen tek ata në vend të klikimeve të zakonshme të linkeve të sugjeruara nga një shfletues. OpenAI tha se ChatGPT ka tashmë mbi 800 milionë përdorues, dhe një sondazh i bërë për AP këtë vit zbuloi se rreth 60 % e amerikanëve, dhe 74 % të atyre nën 30 vjeç, përdorin inteligjencën artificiale për të gjetur informacione të paktën herë pas here. Shfletues si Chrome kanë gjithashtu integruar përmbledhje me inteligjencë artificiale në rezultatet e tyre të kërkimit, zakonisht të dukshme në krye të faqes së parë të rezultatit mbi linkun e parë, megjithatë janë ngritur shqetësime për saktësinë e këtij informacioni.
Sa i saktë është informacioni që përshkruhet nga AI-ja?
Të mërkurën, kërkimi i botuar nga European Broadcasting Union (EBU) dhe BBC zbuloi se 45 % e përgjigjeve të inteligjencës artificiale të studiuara përmbanin të paktën një çështje të rëndësishme, me 81 % që kishin ndonjë lloj problemi. Kërkimi vlerësoi asistentë të inteligjencës artificiale në 14 gjuhë për saktësi, burimim dhe aftësinë për të dalluar opinionin nga fakti, përfshirë ChatGPT, Copilot, Gemini dhe Perplexity. Në një rast, ChatGPT u zbulua se raportonte me bindje se Papa aktual është Pope Francis, disa muaj pas vdekjes së pontifit të mëparshëm, lloj gabimi që mund të dobësojë ndjeshëm besueshmërinë dhe të ketë efekte potenciale të dëmshme. “Kur njerëzit nuk dinë çfarë të besojnë, ata përfundojnë duke mos besuar asgjë, dhe kjo mund të pengojë pjesëmarrjen demokratike,” tha Jean Philip De Tender, Drejtor i Medias në EBU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.