OpenAI lancon GPT-4.5, modelin e ri që premton shkrime më të mir - Business Magazine Albania

OpenAI lancon GPT-4.5, modelin e ri që premton shkrime më të mira, por nuk është ende pioniere

OpenAI ka lancuar GPT-4.5, modelin e saj më të ri të gjuhës artificiale, i cili do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e ChatGPT Pro si një paraqitje kërkimore. OpenAI e cilëson këtë si “modelin më të ditur deri tani”, por ka paralajmëruar që GPT-4.5 nuk është një model në kufij të avancimit dhe mund të mos performojë ashtu si modelet e tjera, si o1 apo o3-mini.

GPT-4.5 do të ketë aftësi të përmirësuara të shkrimit, njohuri më të thella dhe një “personalitet më të rafinuar” krahasuar me modelet e mëparshme. OpenAI thotë se ndërveprimi me GPT-4.5 do të ndihet më “natyral”, duke theksuar se ky model është më i aftë të njohë modele dhe të bëjë lidhje, duke e bërë atë të përshtatshëm për shkrim, programim dhe zgjidhje problemesh praktike.

Megjithatë, OpenAI thekson se GPT-4.5 nuk do të sjellë aftësi të reja të mjaftueshme për t’u konsideruar një model në kufijtë e avancimit. “GPT-4.5 është modeli më i fuqishëm i OpenAI për gjuhën natyrore, duke përmirësuar efikasitetin kompjuterik të GPT-4 me më shumë se 10 herë”.

GPT-4.5 është trajnuar duke përdorur teknika të reja mbikëqyrjeje, duke kombinuar metodat tradicionale si përshtatja nën mbikëqyrje dhe mësimin përforcues nga feedback-u i njerëzve, të ngjashme me ato të përdorura për GPT-4o.

“Ne e kemi përshtatur GPT-4.5 për të qenë një bashkëpunëtor më i mirë, duke e bërë bisedën të duket më e ngrohtë, më intuitive dhe emocionale,” tha Raphael Gontijo Lopes, një hulumtues në OpenAI, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të kompanisë. “Për ta matur këtë, ne kërkuam nga testerët njerëzorë të vlerësojnë atë krahasuar me GPT-4o dhe GPT-4.5 doli më mirë në çdo kategori.”

Pas lansimit për përdoruesit Pro, OpenAI ka njoftuar se GPT-4.5 do të jetë i disponueshëm për përdoruesit Plus dhe Team javën e ardhshme, dhe më pas për përdoruesit Enterprise dhe Edu. Gjithashtu, ai është tani i disponueshëm në platformën Azure AI Foundry të Microsoft, së bashku me modelet e reja nga Stability, Cohere dhe Microsoft.

OpenAI ka theksuar gjithashtu se GPT-4.5 prodhon përgjigje më të sakta krahasuar me modelet e tjera.

The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0