Online shopping "ia kalon" shitjeve tradicionale të së Premtes së Zezë

Online shopping “ia kalon” shitjeve tradicionale të së Premtes së Zezë


Konsumatorët nga të dyja anët e Atlantikut janë gjithmonë të gatshëm për të bërë blerje të leverdisshme gjatë të Premtes së Zezë, por gjithnjë e më shumë duan ta bëjnë këtë të rehatuar nga shtëpitë e tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, nga një vëzhgim Federatës Kombëtare të Shitjeve me Pakicë (National Retail Federation) ku morën pjesë më shumë se 4,000 shitës, u raportua se rreth 103 milionë bjerëz kishin bërë shopping online krahasuar me 102 milionë të tjerë që bënë shopping nga dyqanet.

Për më tepër, telefoni e ka afirmuar pozicionin e tij si një pjesë integrale e jetës. 56.7% e atyre që zotëronin smartphone, e përdorën atë për të bërë kërkime mbi produktet, për t’i blerë ato, për të parë disponueshmërinë e artikujve në dyqanet fizike dhe për shumë aktivite të tjera të kryera nga smartphone-i, ndërsa 57.7% e atyre që zotëronin një tabletë e përdorën pajisjen e tyre për të “shfletuar” online paketat e pushimeve dhe për të blerë artikuj.

“Është e qartë tani se tradita e ‘vjetër’ e psonisjeve familjare dhe me miqtë në dyqanet fizike tani është gati e zëvendësuar me traditën e re të bërjeve të porosive online për më shumë mundësi kursimi gjatë sezonit të festave,” ka thënë Matthew Shay, presidenti dhe CEO i NRF-së.

NRF ka parashikuar se 121 milionë njerëz do të bënin shopping online gjatë Cyber Monday, një rënie prej 4.6% nga shifrat e vjetshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Springboard, një kompani e statistikave të numrit të blerësve, tha se shopping online “ka marrë stafetën” gjatë fundjavës së të Premtes Së Zezë. Blerjet në Britani kanë pasur një rënie me 9.5% çdo vit, ka raportuar The Guardian, pavarësisht se shitjet e këtij viti shënuan rritje me 4.9%.

Shitjet online të së Premtes së Zezë në Mbretërinë e Bashkuar pritet të kenë kapur shifrën prej 1 miliardë paundë për herë të parë, më shumë se 32% e shitjeve të vitit të kaluar, ndërsa shitjet e Cyber Monday parashikohet të kenë pësuar një rritje me 31% duke kapur shifrën e 943 miliardë paundëve.

Aamazon ka thënë se e Premtja e Zezë ka qenë dita më e zënë e saj e shitjeve në Britaninë e Madhe me shitjen e 86 artikujve në sekondë për të arritur një total prej 7.4 milionë.

Christodoulos Chaviaras, një analist i Barclays, ka theksuar “tre atribute” të vëzhguara gjatë të Premtes së Zezë së këtij vitit.

Shitësit ishin më të përgatitur për oferta promocionale, ka thënë ai, ndërsa infrastruktura e IT-së ishte më mirë e përgatitur krahasuar me vitin paraardhës.

Për më tepër, “konsumatorët preferuan të blinin online pa prishur ‘komoditetin’ nga shtëpitë e tyre” se sa të shkonin nëpër dyqane duke u përplasur dhe grindur me turmat blerëse.”

Për më tepër lexoni edhe artikullin: Shitjet Online: E Premtja e Zezë pritet të gjenerojë 1 miliardë pound!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0