One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida - Business Magazine Albania

One Connect Hub, One Albania me një hapësirë të re të teknologjisë dhe inovacionit te Piramida

Një hapësirë e re unike për teknologjinë i është shtuar kryeqytetit, pranë ambienteve të Piramidës. Këtë të mërkurë One Albania ka inaguruar One Connect Hub, një qendër inovacioni dhe teknologjie, që do të nxisë bashkëpunimin mes entuziastëve të teknologjisë, inovatorë dhe krijuesve të startup- eve.

Në fjalën e tij të hapjes, drejtori ekzekutiv i One Albania theksoi rolin e kësaj qendre si një nxitës i avancimit teknologjik dhe kreativitetit.

“Në One Albania ne jemi shumë të fokusuar te fuqizimi i komunitetit ku ne shërbejmë. Ne besojmë se teknologjia duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë”, tha Brano Djurovic, drejtori ekzekutiv i One Albania. "One Connect Hub është mënyra se si ne mbështesim të rinjtë, startup-et dhe komunitetet, duke i ofruar një mundësi ekosistemeve të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, që të sjellin propozimet e tyre për këtë hapësirë.”

Si një nga investitorët më të mëdhenj strategjikë në Shqipëri, grupi 4iG rikonfirmoi vizionin e tij afatgjatë për të krijuar një të ardhme digjitale për Shqipërinë dhe më gjerë. I ftuar në këtë event hapës, Zëvendës Drejtori Përgjegjës për Strategjinë e Telekomunikacionit në grupin 4iG, Tamas Tabori u shpreh entuziast për realizimin e këtij projekti unik, i pari i këtij lloji për të gjithë grupin.

“Kjo qendër nuk është vetëm një vlerë e shtuar për Shqipërinë, por edhe një model sesi teknologjia dhe inovacioni mund të transformojnë komunitetet në të gjithë rajonin. Është shumë kënaqësi të mbështesim një hapësirë ​​ku idetë dhe bashkëpunimi mund të lulëzojnë dhe ku teknologjia mund të përdoret në të mirë të shoqërisë shqiptare.”- shprehet Tabori.

Piramida, e cila me rrënimin e saj ndër vite kishte marrë pamjen e një relikteje të vjetëruar të së shkuarës, tanimë është epiqendër e kulturës, edukimit dhe teknologjisë për të rinjtë. Teksa komentonte këtë transformim, nënkryetarja e bashkisë Tiranë Anuela Ristani tha se hapësira e re e krijuar nga One Albania ofron një përfitim për të gjithë ekosistemin.

Lexo edhe: Interneti më i shpejtë që përdor teknologjinë xGPON vjen në Shqipëri falë One Albania

“Detyra jonë është mundësimi i më të mirës për të gjithë dhe kjo hapësirë e ofron këtë. Ju përgëzoj, sepse One Albania përvec të bërit biznes, investon në komunitet, përmes vizionit, burimeve, aksesit që i ofron të gjithëve dhe ky ekosistem e bën këtë mjedis më të mirë. Kjo është një e mirë publike dhe ne të gjithë përfitojmë nga kjo, duke arritur të shfryzojmë potencialin tonë në maksimum.”- tha Ristani.

Njëri nga drejtuesit e Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli u shpreh se One Connect Hub i shërben gjeneratës së re.

“Kemi hedhur një hap përpara me bashkëpunimin tonë me One Albania, e cila ka qenë një mbështetëse e madhe për ne. Piramida është një hapësirë publike që i përket të gjithëve dhe ne, përmes investimeve, po i shërbejne gjeneratës së re, atyre që kanë ëndrra, atyre që kanë qëllime.  One Connect Hub, si pjesë e Piramidës është një prej shtëpive të atyre që ëndërrojnë.” -theksoi
Sarapuli.

Qendra përmban një zonë të dedikuar të podkasteve, e hapur për përdorim nga të gjithë krijuesit për të ndarë njohuri, diskutuar ide dhe për t’u angazhuar me një audiencë më të gjerë.


Gjithashtu, One Connect Hub do të ketë një kënd për realitetin virtual, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të aksesojnë përmbajtjet argëtuese dhe arsimore, duke shfrytëzuar potencialin e teknologjisë VR për edukim.

Kjo qendër, e hapur për të rinjtë, inovatorët dhe startup-et, do të kthehet në një fener krijimtarie, inovacioni dhe teknologjie, ku do të lulëzojnë kreativiteti dhe bashkëpunimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0