One Albania, partner zyrtar i “ALBANIA ALL SENSES”, mbështet prezantimin e Shqipërisë në lupën e TEA 2 - Business Magazine Albania

One Albania, partner zyrtar i “ALBANIA ALL SENSES”, mbështet prezantimin e Shqipërisë në lupën e TEA 2

One Albania, partner zyrtar i “Albania All Senses”, mbështet prezantimin e Shqipërisë përmes këtij aplikacioni.

Kalendari kombëtar digjital për eventet e turizmit kulturor dhe sportiv “Tourism Events of Albania” ka promovuar disa karakteristika të reja. Aplikacioni i përditësuar TEA, që përgjatë vitit të shkuar pati me mijëra përdorues duke u kthyer në udhërrëfyesin besnik për turistët, prezantoi disa elemente të shtuara në platfomë. 

Si partnerë zyrtarë të iniciativës së Ministrisë së Turizmit “Albania All Senses”, One Albania ka mbështetur lancimin e TEA 2.0. Ky partneritet nënvizon përkushtimin e One Albania për të përmirësuar standardet dhe përvojat turistike, duke shfrytëzuar inovacionin teknologjik. 

Platforma e mirëorganizuar e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive i shërben vizitorëve të planifikojnë pushime të paharrueshme në Shqipëri, duke qëndruar përherë të informuar për çka ndodh në vend në këto fusha. Aplikacioni kujdeset për një gamë të gjerë interesash në muzikë, art, histori, aventurë ose gastronomi me anë të një koleksioni të larmishëm që përfshin: festivale, ekspozita, ngjarje sportive, evente kulturore dhe më shumë. 

Lexo edhe:Panairi i parë ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, Luel Muhametaj: Nje vizion i ri për investimet

Në ceremoninë e mbajtur këtë të mërkurë, TEA 2 prezantoi një sërë lehtësirash në përdorimin e aplikacionit duke u mundësuar përdoruesve të eksplorojnë  ngjarjet kryesore sipas qytetit ose kategorisë për të cilën interesohen. Aplikacioni ofron detaje të plota për çdo aktivitet, duke përfshirë datat, oraret, vendet, përshkrimet dhe informacionet e kontaktit. 

Partneriteti strategjik me iniciativën “Albania All Senses” si dhe mbështetja gjatë lancimit të aplikacionit TEA 2 tregon angazhimin e One Albania për të promovuar Shqipërinë turistike, të kulturës, agroturizmit dhe kulinarisë, të festivaleve folklorike dhe ato të muzikës moderne si dhe festave lokale. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0