OKB: Platformat digjitale krijojnë sfida të reja të punës - Business Magazine Albania

OKB: Platformat digjitale krijojnë sfida të reja të punës

Kreu i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Guy Ryder, ka deklaruar se platformat digjitale të punës po krijojnë mundësi të reja të punës duke mundësuar punë fleksibile për disa, por ato gjithashtu po ndryshojnë mënyrën e organizimit që i bën punëtorët të luftojnë me pagën dhe sigurimet shoqërore. ILO, organ i Kombeve të Bashkuara (OKB), lëshoi raportin e tij kryesor të titulluar “Punësimi botëror dhe pikëpamja sociale 2021”, duke analizuar ndikimin e platformave digjitale të punës te kompanitë, punëtorët dhe te shoqëria në tërësi.

“Raporti thotë se platformat digjitale të punës po krijojnë mundësi të reja pune duke siguruar marrëveshje fleksibile të punës për disa punëtorë, veçanërisht për gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe për të rinjtë”, theksoi Ryder.

Ai shtoi se ndryshimet globale po nxisin mundësi të reja biznesi, veçanërisht në vendet në zhvillim. “Por këto platforma po ashtu po ndryshojnë vetë organizimin e punës, ato gjithnjë e më shumë po ri-përcaktojnë mënyrën se si vendosen marrëdhëniet ekonomike përmes teknologjisë midis punëtorëve dhe klientëve ose konsumatorëve”, shtoi Ryder.

Sipas organit të OKB-së, mundësitë e reja të krijuara nga platforma digjitale të punës mjegullojnë më tej dallimin e qartë të mëparshëm midis të punësuarve dhe të vetë-punësuarve.

“Algoritmat po ashtu përcaktojnë dhe ndryshojnë mënyrën se si punësohen dhe shpërblehen punëtorët, si dhe si paguhen ose shpërblehen bizneset”, tha Ryder.

Sipas tij, ato mund të rezultojnë në praktika diskriminuese. “Praktika e kontraktimit po ashtu po krijon ndërprerje të mëdha. Në shumë raste, puna jepet nga burimet e biznesit në veriun global dhe pastaj kryhet nga punëtorët në jugun global”, tha ai.

Sipas raportit të ILO-s, pandemia COVID-19 ka përshpejtuar ndryshimet që tashmë ishin në proces, si në shoqëri ashtu edhe në punë.

“Punëtorët në platformat digjitale të punës shpesh përpiqen të gjejnë punë të mjaftueshme të paguar për të fituar të ardhura të mira, duke krijuar një rrezik të varfërisë në punë”, thotë raporti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0