Oferta marramendëse e princit saudit ndaj Mark Zuckerberg për të blerë 'Facebook' - Business Magazine Albania

Oferta marramendëse e princit saudit ndaj Mark Zuckerberg për të blerë ‘Facebook’


Sipas “al-Okaz” – një gazetë e përditshme në Arabinë Saudite – Princi saudit, Mohammad Bin Salman, zv/princi i kurorës dhe ministri më i ri i Mbrojtjes në botë, ka bërë një ofertë për të blerë rrjetin social më të madh në botë, për gati dy herë më shumë se vlera momentale e tij në treg.

Awdnews raporton se analistët e tregut besojnë se motivi saudit është që t’ia zërё frymën rrjedhës së demonstratave pro-demokratike në rritje në mbretërinë e pasur të naftës, përcjell Gazeta Express.

“Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Moghammad Bin Salman u takua me bashkëthemeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg të mërkurën për t’ia shprehur pakënaqësinë e Madhërisë së tij Mbretit Salman, me korporatën e Facebook për lejimin e grupeve të paligjshme që të organizojnë aktivitete kriminale,” kështu ka shkruar agjencia e lajmeve saudite “SPA” gjatë vizitës së Princit në Uashington.

Wael Ghonim, shefi ekzekutiv i marketingut të inkorporuar të Google në Egjipt, i cili organizoi protestat pro-demokratikë përmes Facebook në vendin e cili rrëzoi diktatorin egjiptian Hosni Mubarak, e ka dënuar fuqishëm ofertën e bërë nga Princi saudit.

 

/Gazeta Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0