Oferta “Early Bird” e AllWeb zgjatet deri në 5 tetor! - Business Magazine Albania

Oferta “Early Bird” e AllWeb zgjatet deri në 5 tetor!

Oferta “Early Bird” e AllWeb zgjatet deri në 5 tetor!

AllWeb , konferenca vjetore që diskuton gjithçka rreth dixhitales, njofton  zgjatjen e ofertës së çmimeve Early Bird. Për shkak të kërkesës së shumtë dhe interesit  nga profesionistët e industrisë, pjesëmarrësit tani kanë kohë deri më 5 tetor 2025 për të përfituar nga tarifat e reduktuara të regjistrimit për këtë konferencë të shumëpritur.

Ky edicion i 8 i AllWeb në Shqipëri është gati të kthehet më 6 nëntor 2025 në Tiranë, duke sjellë me vete një sërë ekspertësh të nivelit ndërkombëtar dhe rajonal nga fusha e marketingut, teknologjisë dhe komunikimit digjital. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet më të fundit mbi inovacionet digjitale dhe marketingun, si dhe të marrin ide të vlefshme për bizneset e tyre.

Kjo konferencë është vendi i duhur për të gjithë ata që duan të jenë një hap përpara në botën digjitale dhe që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin e biznesit modern. AllWeb do të ofrojë një program të pasur me prezantime të cilësisë së lartë nga mbi 10 folës ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale (AI), reklamat digjitale, krijimin e përmbajtjes, analizën dhe shumë më tepër.

Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë,  më 6 Nëntor, tek salla e konferencave, xhamia e Namazgjasë.

Lexo edhe: Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500

Kontakt:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

#E rëndësishme

Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen. Që nga viti 2012, më shumë se 3500 pjesëmarrës dhe  240 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:

Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129euro!

#ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129euro!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0