Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500 - Business Magazine Albania

Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500

Më 6 nëntor, Tirana do të presë AllWeb Digital 2025, konferencën më të madhe rajonale mbi marketingun dhe inovacionin digjital. Ky vit sjell diçka të veçantë: dy motrat shqiptare Blerina Sanocki & Jonika Hoomes , të cilat nisën rrugëtimin e tyre në Tiranë, arritën në Google dhe Silicon Valley, dhe tani kthehen me një mision të qartë: të udhëheqin liderët drejt ndërtimit të asaj që ka më shumë vlerë dhe të sjellin ndikimin më të madh përmes ekosistemeve globale që kanë ndërtuar.

Blerina Sanocki — Rritje strategjike & investime me impakt

Si themeluese dhe CEO e TideBorn Capital, Blerina bashkëpunon me themelues vizionarë për të shndërruar ide të guximshme në biznese me ndikim të lartë. Ajo është një investitore aktive përmes Portfolia.co dhe The Bond Fund, duke kombinuar kapitalin me rrjetin global dhe një metodologji të provuar për rritje bashkëpunuese. Para se të themelonte TideBorn Capital, Blerina kaloi 14 vjet në Google, duke strukturuar partneritete strategjike me vlerë mbi 2.5 miliardë dollarë në sektorë si teknologjia, CPG, telekomunikacioni dhe retail. Me eksperiencë në gjashtë vende dhe trajnime nga Harvard Law, Oxford University dhe Golden Gate University, ajo është një zë global për mënyrën se si aleancat strategjike përshpejtojnë inovacionin.

Jonika Hoomes — Trajnim dhe strategji për themelues dhe liderë

Si themeluese e Integralis Leadership, Jonika punon me themelues (startup-esh) në rritje të shpejtë dhe liderë të Fortune 500 si trajnere ekzekutive dhe Chief Strategy Officer me kohë të pjesshme. Që nga viti 2021, ajo ka udhëhequr liderë përmes tranzicioneve me rrezik të lartë, nga rritja e startup-eve pas MVP-së deri tek navigimi i ndryshimeve të identitetit në nivele të larta të ndërmarrjeve globale. Ajo ishte shqiptarja e parë e punësuar në Google, ku gjatë 19 viteve arriti të rrisë biznese miliardëshe në Ads, Android, Cloud dhe Developers, duke përfunduar si Chief of Staff i ekosistemit global të zhvilluesve të Google. Sot, Jonika kombinon strategjinë, neuroshkencën dhe coaching për të ndihmuar liderët të rriten me qartësi dhe rezistencë.

Lexo edhe: Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor!

AllWeb Digital: Jo vetëm një konferencë…një platformë ku zbulohet e ardhmja

Themeluar si një pikëtakim për profesionistët e marketingut, teknologjisë dhe inovacionit, AllWeb është bërë ndër vite një nga eventet më të rëndësishme në rajon për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe të ndikojnë në të ardhmen e industrisë digjitale. 

Me më shumë se 3500 pjesëmarrës ndër vite, 235 folës ndërkombëtarë dhe 2000 artikuj të publikuar në media, AllWeb Digital është një platformë me ndikim, që ofron jo vetëm dije, por edhe frymëzim dhe rrjetëzim cilësor.

Edicioni i këtij viti mban moton All Attention | All Content | All Creative | All Business | All AI, duke reflektuar drejtimet ku po shkon tregu: më shumë Inteligjencë Artificiale, më shumë Përmbajtje me kuptim, më shumë Kreativitet dhe më shumë Strategji Biznesi.

Pse nuk duhet humbur?

Prania e Blerinës & Jonikës në skenën e AllWeb Digital është një mesazh i fuqishëm për profesionistët shqiptarë, një dëshmi se suksesi global është i arritshëm dhe se rrënjët shqiptare mund të ndikojnë thellë në botën e teknologjisë. Për ata që duan të mësojnë nga më të mirët, të kuptojnë prirjet që po formësojnë të ardhmen dhe të ndërtojnë rrugën e tyre drejt lidershipit…AllWeb Digital 2025 është vendi ku duhet të jeni.

Biletat janë tashmë online në faqen zyrtare: www.Allweb.digital 

Ruani datën: 6 nëntor. Tiranë. AllWeb.
Sepse ta humbasësh? Nuk është opsion.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0