Oferta e AllWeb 2018 për studentët - Business Magazine Albania

Oferta e AllWeb 2018 për studentët


Jeni student dhe doni të bëni diçka të vlefshme për veten tuaj gjatë muajit Tetor?

Atëherë përfitoni nga oferta që Konferenca më e madhe e Marketingut Dixhital në Tiranë ka për të gjithë studentët. Ju e blini me çmimin 30€, nëse keni Kartën e Studentit (E domosdoshme). Për të blerë menjëherë biletën klikoni KËTU !

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznes-it apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, strategjisë etj.

Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas disa vitesh organizim në Shkup, në 11 Tetor 2018 do të jetë e pranishme në edicionin e saj të tretë në Tiranë, tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse. Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri të vlefshme nga këndvështrime të ndryshme dhe shumë planshe.

Në faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat, folësit dhe të përfitoni ulje çmimi nëse jeni studentë dhe keni kartën e studentit. ( E domosdoshme). Ju lutemi paraqituni me kartën ditën e Konferencës !!!

# # # # #

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0