Odoo dhe Zero transformojnë menaxhimin e biznesit tuaj - Business Magazine Albania

Odoo dhe Zero transformojnë menaxhimin e biznesit tuaj

Odoo

Odoo është një platformë gjithëpërfshirëse e menaxhimit të biznesit që ofron zgjidhje për të gjitha nevojat e një kompanie, duke filluar nga financat deri te e-commerce. Ky sistem siguron një nivel të lartë të kontrollit mbi të gjitha aspektet e biznesit tuaj. Me një operim në 6 kontinente dhe një bazë të klientëve prej mbi 10 milionë, Odoo ka arritur një prezencë globale. Kompania Zero në Shqipëri ka qenë një partner i Odoo, që nga viti 2019 dhe ka arritur së fundi të fitojë titullin e partnerit Gold.

 

Odoo

 

Duke shfaqur progresin si partner, Zero ka implementuar suksesshëm platformën Odoo në disa biznese të njohura, duke përfshirë emra si Balfin Real Estate, Maritim Marina Bay, Hilton Hotel Tirana, Intersig Vienna Insurance dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Nisur nga zhvillimi i tyre pozitiv si partnerë dhe për të theksuar rëndësinë e tregut shqiptar dhe rajonal, Zero ka ndërmarrë nismën për të prezantuar me Odoo  në Tiranë versionin e ri të Odoo ERP, i cili u lançua në nëntor të vitit 2023. 

Arnold Kadiu, CEO i Zero, ka ndarë detaje rreth eventit të mbajtur në Tiranë, duke theksuar pikat e forta, të krijuara përmes kësaj platforme, e cila synon një shtrirje të mëtejshme në treg.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0