OBSH: Pjesa më e vështirë e pandemisë nuk ka kaluar

OBSH: Pjesa më e vështirë e pandemisë nuk ka kaluar

OBSH

Pjesën më e vështirë të pandemisë së Covid-19 mund të mos e kemi kaluar ende. Kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), gjashtë muaj pas fillimit të shpërthimit të Covid-19.

Në një deklaratë për shtyp mbrëmjen e 29 qershorit, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh:

“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tone si më parë. Por realiteti i vështirë është se nuk jemi afër fundit. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime, globalisht pandemia po shpërhapet me shpejtësi.”

Ai theksoi se rruga më e mirë për të luftuar Covid-19 është “testim, gjurmim, izolim dhe karantinë”. Virusi po prek tani Azinë e Jugut dhe Afrikën, ku kulmi pritet të arrihet në fund të korrikut.

Lexoni: OKB mbush 75 vjet në një botë krejt të ndryshme

Ndërsa Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se vaksina mund të vonojë dhe mund të mos jetë shkopi magjik që presim të gjithë:

“Të gjithë mendojnë se vaksina është ilaçi i vetëm kundër Covid. Para së gjithash ne nuk e dimë nëse një vaksinë do të funksionojë në të gjitha grupmoshat dhe  askush nuk e di kur do të jetë e gatshme.”

Ai theksoi se për momentin larja e duarve dhe ruajtja e distancës fizike është mjeti më efektiv kundër virusit.

Aktualisht më shumë se 505 mijë persona me Covid-19 kanë humbur jetën në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 10,3 milionë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0