OBSH: Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022 - Business Magazine Albania

OBSH: Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

Hans Kluge theksoi për televizionin shtetëror danez DR se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm në vitin 2021, por do të jetë më i menaxhueshëm sesa në vitin 2020. Duke deklaruar se skenarët më të këqij tani kanë mbaruar, Kluge shtoi se ka më shumë informacione në lidhje me virusin në krahasim me vitin 2020, kur filloi të përhapet.

Ai paralajmëroi se askush nuk mund ta dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë së COVID-19. “Do të vazhdojë të ketë virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, nënvizoi ai.

Kluge tha se mutacionet janë normale dhe virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e mutacioneve është shqetësuese për ta. Duke shtuar se OBSH-ja është duke monitoruar nga afër efektivitetin e vaksinave të zhvilluara kundër COVID-19 për shkak të llojeve të përhapjes së shpejtë të virusit, Kluge tha se vaksinat mund të ndryshohen bazuar në mutacionet e reja nëse është e nevojshme dhe nuk ka nevojë t’i prodhojë ato nga terreni.

“Mutacionet nuk do ta bëjnë virusin jashtë kontrollit por theksoi se vendet, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion mund të vihen nën presion edhe më të madh, gjë që e bën të domosdoshme marrjen shumë seriozisht të mutacioneve”, theksoi ai

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0