OBSH: Kryeni më shumë teste për virusin Corona

OBSH: Kryeni më shumë teste për virusin Corona


Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të ndryshme të botës të rrisin numrin e testeve të kryera. Shefi i OBSH-së tha se nuk po bëhen teste sa duhet për të zbuluar të prekurit me koronavirus. Ai kërkoi që të mos tolerohet askush dhe të testohen të gjitha rastet e dyshuara.

“Testoni, testoni, testoni”, përsëriti thirrjen, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ghebreyesus deklaroi se OBSH ka dërguar më shumë se 1.5 milionë teste në 120 vende, por ato nuk kanë marrë masa për t’i zhvilluar këto teste. Ai shtoi se çdo person që ka pasur kontakte me personat e prekur duhet të testohet edhe pse nuk ka shfaqur simptoma.

Lexoni: Testohet për herë të parë vaksina kandidate për COVID-19

“Në mungesë të kapaciteteve spitalore, pacientët mund të trajtohen edhe në shtëpi, por ata nuk duhet të ndajnë të njëjtin krevat apo banjë me personat e tjerë të painfektuar të shtëpisë dhe ata duhet të ndihmohen vetëm nga një anëtar i familjes, mundësisht ai që është në gjendje më të mirë shëndetësore”, shtoi Ghebreyesus.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0