Nxitoni! 80% e stendave janë tashmë të rezervuara në Future2Tech! - Business Magazine Albania

Nxitoni! 80% e stendave janë tashmë të rezervuara në Future2Tech!

Future2Tech është gati për të qenë panairi më i madh i teknologjisë për vitin 2024 në Shqipëri!

Me 80% të stendave tashmë të rezervuara, është momenti juaj për të qenë pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm. Mos e humbisni mundësinë për të përfaqësuar markën tuaj në datat 9 dhe 10 Tetor në Pallatin e Kongreseve, ku inovacioni dhe teknologjia do të ndërthuren në një skenë unike.

Në vetëm 2 ditë, F2T ofron:

  • Ekspozim të gjerë: F2T sjell në një vend të vetëm kompanitë lider në treg, vendimmarrësit, dhe inovatorët më të mëdhenj të industrisë, duke ju ofruar një platformë unike për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre.
  • Rrjete profesionale: Kjo është mundësia juaj për të ndërtuar lidhje të reja, për të krijuar partneritete strategjike dhe për të shkëmbyer ide me mendjet më të ndritura të sektorit.
  • Trendet më të fundit: Shfrytëzoni këtë event për të qënë në pararojë të zhvillimeve teknologjike dhe për të ndarë përvojat tuaja me një audiencë të interesuar dhe të përkushtuar ndaj inovacionit.

Çfarë po prisni akoma?! Edhe vetëm 20% të stendave të mbetura ndaj rezervoni tuajën sa më shpejt!

Lexo edhe:Eventet që do të na e bëjnë vjeshtën të paharrueshme!

Klikoni këtu për të prenotuar vendin tuaj sot

Për më shumë informacione rreth pjesëmarrjes dhe për të rezervuar vendin tuaj si ekspozues, ju lutemi vizitoni futuretotech.al ose kontaktoni direkt në adresën arben.oshafi@icebergexhibitions.com ose numrin e telefonit +355 69 406 3909.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0