Numri i portaleve online shqiptare është në rritje. Kush po i drejton ato? - Business Magazine Albania

Numri i portaleve online shqiptare është në rritje. Kush po i drejton ato?


Vitet e fundit në Shqipëri ka një shpërthim të portaleve online. Në harkun kohor prej 5 viteve janë regjistruar 18.078 portale që kanë marrë domenin.al pranë AKEP. Përveç portaleve qeveritare dhe të ogranizave të ndryshme, janë 650 portale lajmesh, një pjesë e të cilave administrohen dhe drejtohen nga gazetarë.

Në këtë numër total përfshihen portale lajmesh, portale qeveritare, organizata dhe portale të institucioneve të edukimit.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i domain-eve të regjistruar për vitin 2016 është 5 800, një rritje mbi 12% të domain-eve krahasur me vitin 2015. 650 janë vetëm portale lajmesh.

Studimet lokale tregojnë se 12% e qyetarëve të 18-34 vjeç informohen online për zhvillimet me të fundit.

Për kreun e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, një pjesë e e këtyre portaleve kanë krijuar miniredaksitë e tyre.

Çipa: Janë rreth 650 portale online në versionin shqip që funksionojnë brenda hapësirës administrative të Republikës së Shqipërisë, nga të cilat rreth 72 prej tyre administrohen nga gazetarë kombëtarë dhe lokalë nga të gjitha qytetet kryesore të vendit. 12 prej këtyre onlineve administrohen me struktura redaksionale prej vetë gazetarëve. Ne nuk kemi të dhëna për mënyrën sociale dhe financiare të funksionimit të tyre.

Të regjistrohsh një portal online nuk ka kosto të lartë.

Regjistrimi në QKR është 200 lekë, dhe po ashtu për t’u pajisur me domenin.al kostoja është jo më shumë se 20 dollarë.

Çipa: Një pjesë e tyre e blejnë domenin jashtë, kryesisht nga kompani gjermane dhe amerikane dhe shumë prej .com-eve në Shqipëri funksionojnë me blerje nga jashtë. Nga ana tjetër rreth 14 blogje online të cilat funksionojnë edhe si media online janë të zotërueshme nga organizata jofitimprurëse qeveritare.

Por ajo që bie në sy është edhe numri i domein-eve të parinovuara.

Referuar të dhënave zyrtare të AKEP, 3000 domein-e nuk janë rinovuar vitet e fundit.

Burimi: oranews.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0