Nuk keni një ide biznesi. Ja tre mënyra frymëzuese

Nuk keni një ide biznesi? Ja tre mënyra frymëzuese


Të gjithëve na ka ndodhur të takohemi me njerëz që duan të nisin një biznes, por akoma nuk e dinë se çfarë. Ato ndoshta presin një ide të përsosur, të tjerë duhet të jenë bllokuar nga truri duke menduar si të fitojnë para. Kur jeni duke menduar për fillimin e një biznesi, hiqni të gjitha nocionet tuaja të paracaktuara rreth biznesit dhe provoni këto tre këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë në merrni vendimin e duhur.Mendoni ku mund të jepni diçka të vlefshme

Kur po mendoni të merreni me fillimin e një biznesi, së pari mendoni për aftësitë tuaja më të mira. Kur keni punuar në një kompani, ndoshta pjesa më e mirë ku keni shkëlqyer ka qenë menaxhimi i projekteve të marketingut. Prandaj, një mënyrë e mirë është që shërbimin që dikur e keni bërë për kompaninë e dikujt tjetër, t’a ktheni në favorin tuaj. Duhet të bëni gjëra, në të cilat ju vetë mendoni se mund të jepni diçka të vlefshme. Prandaj merreni shtruar dhe listoni 10 aftësitë tuaja më të mira. Frymëzimi i biznesit mund të lindë ndërsa kujtoheni se çfarë mund të bëni më mirë.

Lexo:  Pesë mënyra për të rritur biznesin tuaj me Erasmus

Bëni diçka për vete ose për një mik

Dhurata që mund të keni bërë për miqtë tuaj mund të duket gjithmonë qesharake, një triko p.sh. Por, pyetja që do t’u lindë të tjerëve, lidhet me vendin ku i merrni këto dhurata. Do t’ju vinte në ndihmë nëse idetë tuaja për dhurata të gjendeshin në internet. Kjo do të vlente për shumë njerëz.  Kur miqtë ju kërkojnë një ide për biznes, më e mira që duhet të bëni është t’u rekomandoni të bëjnë diçka për veten e tyre dhe për një mik. Kjo e largon presionin nga një produkt biznesi “perfekt”. Merrni reagime nga miqtë dhe familja. A i pëlqejnë ato që keni bërë? Nëse po, pyesni ata sa do të paguajnë për produktin në një dyqan? Për të filluar, mendoni për një mik apo një anëtar të familjes dhe pastaj filloni duke u bërë atyre një dhuratë.

Lexo: Art dhe biznes. Historia e Edlira Sulajt që po bën veshjet tradicionale të Shqipërisë dhe Ballkanit

Mendoni për zgjidhjen e një një problemi

Një mënyrë tjetër e mirë për të filluar një biznes është të mendoni për një problem që keni në jetën tuaj të përditshme. Pastaj, mendoni zgjidhjen për këtë problem. Nëse jeni të bllokuar nga truri me idetë e biznesit, pyesni miqtë tuaj për problemet e tyre dhe mendoni se si do t’i zgjidhni ato. Nëse arrini të gjeni një zgjidhje, mund të merrni informacione dhe njohuri të shpejta nga miqtë tuaj nëse do të paguajnë për produktin ose shërbimin tuaj. Ka shumë mënyra për të filluar një biznes, por të gjitha fillojnë me një ide. Kushtujini rëndësi ideve tuaja.
Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0