Nuk jemi vetëm, jemi 7.8 miliardë - Business Magazine Albania

Nuk jemi vetëm, jemi 7.8 miliardë

Nuk jemi vetëm

Olsa Vila, MA Shkenca Politike & Marrëdhënie Ndërkombëtare

Që prej fillimit të kohërave, njerëzimi ka mbajtur sytë nga universi dhe misteret e tij. Qiejt e ngrysur me re, janë mbresëlënës, hera herës të frikshëm. Qiejt e netëve të kthjellta, janë thjesht magjepsës dhe kanë fuqi të na lënë pa frymë.

Duke vëzhguar natyrën e duke kërkuar shpjegime mbi origjinën e jetës, njeriu kërkonte të gjente krijuesit e botës, në vende të paarritshme e të panjohura prej tij.

E kështu, bestytënitë krijoheshin jo vetëm për të shpjeguar fenomenet, por edhe për t’i patur si bashkë udhëtarë, personazhet e këtyre fantazive, me të cilët tokësorët jo vetëm bashkëjetonin, por shpesh u kanë besuar, drejtimin e jetës. Njeriut i pëlqen të mendojë që nuk është vetëm.

Prej popujve të lashtë kemi trashëguar shumë, një prej këtyre aseteve të çmuara është dhe astronomia.

Egjiptianët e lashtë, psh., kishin dituri jo vetëm matematikore dhe gjeometrike, por ishin studiues të mirë të qiellit.

Hyjnitë zbrisnin nga qielli, e dilnin nga tenebrat. Kështu nderonin ata natyrën e fenomenet e saj.

Edhe sot, ndërtimi i Piramidave mbetet enigmë. Teoria zyrtare e gurëve të prerë mbart shumë pikëpyetje, (me se janë prerë,  si u transportuan, etj.). Ka disa kërkues të cilët hedhin tezën e qytetërimeve akoma më të lashta, apo e ndërtimit nga alienët.

Ka dhe të tjerë me pragmatistë, të cilët mendojnë që këto mrekulli i përkasin dorës dhe mendjes njerëzore.

E megjithëse teknologjia dhe dija shkencore, është në majat e zhvillimit, shumë nga përgjigjet që kanë munduar njerëzimin, nuk kanë marrë përgjigje.

Nga vjen jeta? A ekziston një krijues, apo jemi produkt i një sërë rastësish të mrekullueshme? A ka jetë në planetë të tjerë?

Përgjigje që mbase nuk do të vijnë kurrë…

Teori, ka pafund. Studiuesit dhe kërkuesit, paraqesin teoritë dhe hamendësimet, por zor të bien dakord me njëri tjetrin, dhe zor të dalin në konkluzione.

Në kohët e fundit të jetës, Stephen Hawking, shkruajti mbi alienët dhe besimin e tij, (vazhdojmë me bestytënitë) se ata ka shumë gjasa të ekzistojnë.

Sigurisht, ai e parashtron supozimin e tij, ndër të tjera, mbi faktin shkencor se universi është i pafund, pra dhe probabiliteti që në të, të ketë jetë, është në infinit.

Në fakt, shkas të shkruaj, më dha një artikull i botuar nga Business Magazine.

Fizikanti i ekuacionit te zotit, afrimi me alienet do te ishte ide e tmerrshme

Nga, Michio Kaku, profesor i fizikës teorike në City College. Autor i disa librave bestseller.

Ndër të tjera, ai pyetet dhe përgjigjet mbi mundësinë e kontaktit me alienët. Përgjigjen e tij, dhe të tjera ju mund t’i lexoni në artikull. Link më sipër.

Unë po perifrazoj me qëllim për të shpjeguar mendimin tim. Ai, ashtu si edhe Hawking, jo vetëm e shikon të mundur realizimin e një kontakti ndërplanetar (falë teknologjisë dhe teleskopëve ultra të fuqishëm), por edhe paralajmëron mbi rrezikun që kjo mbart. (Nuk dimë nëse këto qytetërime janë miqësore apo të rrezikshëm).

Zbulimi i një qytetërimi diku tjetër në univers, ka shumë të ngjarë që megjithatë të mos i japë përgjigje prejardhjes së jetës, por së paku të rrëzojë ato të gabuarat.

Por a ekziston vërtetë një rrezik i tillë?

Kaku shprehet se, – prindërit e mi ishin budistë dhe budizmi ka Nirvanën e pakohë, pa fillim dhe pa mbarim.

Pikërisht sepse koha universale mendohet të jetë pafund e pakrye, koha e njerëzimit mbi tokë, apo e vetë tokës si planet i banueshem, është e papërfillshme. Në hapësirën dhe kohën e pafund, është pothuajse e pamundur që të përkojmë me botë paralele. Me ligjësitë tokësore.

Distancat galaktike janë të papërshkrueshme dhe rastësia që ne të arrijmë të vëzhgojmë qytetërime të ngjashme me tonat, është e papërfillshme. Mrekullia e jetës në tokë, është e papërsëritshme. Duhen një sërë faktorë e rrethana, që ajo të riprodhohet.

Në qoftë rastësisht, sa gjasa ka të rindodhi diku tjetër? Edhe në pastë forma jete inteligjente, me shumë gjasa ato nuk kanë fare të njëjtat tipare me ne. Në Amazon një kryetar fisi indian, i përgjigjet gazetarit, – po e di që njeriu ka shkuar në Hënë. Por ai vetë nuk kishte asnjë dëshirë të tillë, Hëna është mirë aty ku është…

Pra edhe qeniet njerëzore nuk janë të zhvilluar njësoj, apo mendojnë njësoj. Jo të gjithë kanë dëshirën e eksplorimit, apo vendosjes se piketave, në territore të largëta.

Përpos dëshirës për të shitur libra, pakkush mendon vërtetë që ka një mundësi reale për t’u përballur me qytetërime të largëta, e aq me pak për t’u kërcënuar prej tyre. Dihet mirë që çfarë ne vëzhgojmë në qiell, yjësi, galaktika, nuk janë në kohë reale. Megjithë shpejtësinë e madhe, drita do kohën e vet të përshkojë universin.

Nuk jemi vetëm, jemi 8 miliardë.

Në një planet sa unik po aq edhe të bukur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0