N’Shqipëri, platforma që bën bashkë turistët dhe bizneset - Business Magazine Albania

N’Shqipëri, platforma që bën bashkë turistët dhe bizneset

N’Shqipëri

N’Shqipëri është një projekt i BalkMall, një platformë për blerje online që operon prej më shumë se 4 vitesh tashmë në Shqipëri dhe Kosovë.

N’Shqipëri ofron një vend të vetëm, ku turistët shqiptarë dhe të huaj mund të zbulojnë dhe eksplorojnë çdo destinacion të Shqipërisë.

Gjithashtu të gjitha bizneset që operojnë në fushën e turizimit, hotelet, baret, restorantet, pub-et, vendet e argëtimit, agroturizmat, bujtinat, agjencitë turistike, guidat turistike, mund të hapin profilin e tyre dhe të postojnë aty, shërbimet dhe produktet që ofrojnë. Ata mund të hapin llogarinë e tyre dhe të përdorin platformën pa pagesë.

N’Shqipëri ka nisur si projekt për të promovuar vendin tonë, ku fokusi janë turistët e huaj dhe ata shqiptarë që vizitojnë Shqipërinë.
Guidat turistike dhe agjencite turistike, mund të postojnë në çdo moment të gjitha turet e tyre që mundësojnë në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë platformë vizitorët N’Shqipëri mund të gjejnë destinacione se ku të shkojnë, hotelet, bujtinat, shtëpitë e pushimit se ku të qëndrojnë, si dhe restorantet, agroturizmat se ku të konsumojnë ushqim të freskët dhe të shëndetshëm.

Gjithashtu, N’Shqipëri u jep mundësi bizneseve dhe individëve të postojnë çdo aktivitet apo event që organizojnë në Shqipëri.

Nëse po kërkoni një vend ku të marketoni shërbimet, produktet apo turet tuaja, N’Shqipëri jeni në vendin e duhur. Bizneset që kërkojnë turistët, do t’i kenë ato.

Lexoni: Balkmall, startup familjar në e-commerce

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0